Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, i burgosuri vret gardianin Empty SHBA, i burgosuri vret gardianin

Wed 27 Feb 2013 - 17:30
SHBA, i burgosuri vret gardianin Shbabaharta2702

Një i burgosur në një burg të sigurisë së lartë në Pensilvani, SHBA, vrau të mërkurën një gardian, raportuan autoritetet amerikane.

Kjo është hera e parë që një gardian mbetet viktimë në një sulm brenda burgut në më shumë se 5-vjet.

34-vjeçari Eric Williams u sulmua gjatë detyrës me një thikë artizanale dhe ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të hemoragjisë.

Hetimi është marrë përsipër nga FBI, e cila për momentin nuk ka bërë të ditur emrin e vrasësit.

Për herë të fundit, një gardian kishte vdekur duke kryer detyrën e tij në qershor 2008 në Kaliforni.

Drejtori i burgut të Uejmartit, David Ebbert, e konsideroi këtë ngjarje si “ngjarjen më të zezë” të institucionit.

Burgu i sigurisë së lartë në Uejmart nisi të shërbejë në vitin 2005. Që prej atëherë, brenda tij janë vrarë tre të burgosur, nga të burgosurit e tjerë, por kjo është hera e parë që në qendër të sulmit vihet një gardian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi