Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Thu 23 May 2013 - 15:05
Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Dhuanne%20famijle
Në një raport të Amnesty International tregohet se rastet e dhunës në familje janë në rritje. AI raporton se gjatë vitit të kaluar ka pasur 2526 raste të raportuara të dhunës brenda familjes, 345 më shumë se sa vitin paraardhës. Sipas raportit ka pasur edhe një rritje të peticioneve nga viktimat për të kërkuar urdhër mbrojtje, ku shumica e viktimave janë gra. Raporti kujton se ndryshimet e bëra në Kodin Penal që e bëjnë dhunën brenda familjes një krim të ndëshkuar deri në 5 vjet burg në muajin prill. Por pavarësisht kësaj nuk ka pasur asnjë dënim për ushtrim dhune brenda familjes përveç rasteve të përsëritura dhe kur procedimi penal është iniciuar nga vetë viktimat.

Ndërsa, lidhur me torturën dhe keqtrajtimin, raporti i AI, përmend shqetësimet e shprehura edhe më parë nga Komisioni i OKB-së kundër torturës mbi mungesën e hetimeve të paanshme dhe efektive nga Ministria e Brendshme për rastet e raportuara të keqtrajtimit nga punonjësit e rendit. Raporti përmend edhe grevën e urisë të shtatorit të vitit të kaluar të ish të përndjekurve politikë gjatë së cilës dy prej tyre dogjën veten, ndërsa Lirak Bejkoi vdiq nga plagët. Në raport thuhet se Avokati i Popullit i konsideroi akte torture, veprimet e policisë së Tiranës që i mohuan ilaçe dhe lëngje grevistëve. Në raport thuhet gjithashtu se romëve në Shqipëri vazhdohet tu mohohet e drejta e tyre për strehim të përshtatshëm, ndërsa përmendet kalvari i gjatë i familjeve rome që u shpërngulën nga stacioni i trenit, për të cilët ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare. “Në korrik jeta e rreth 800 familjeve rome u cenua kur policia e Tiranës implementoi një urdhër administrative që ndalon mbledhjen e kënaçeve dhe materialeve të tjera të riciklueshme, rast për të cilin Avokati i Popullit ka nisur edhe një hetim mbi përdorimin e forcës dhe keqtrajtimin e romëve nga policia”-thuhet në raportin e Amnesty International.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Re: Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Fri 24 May 2013 - 20:54
Message reputation : 100% (1 vote)
Dhuna eshte mungese kulture dhe faktor i nje prapambetje te gjere mendore.Me shume nje ideologji e gabuar qe mbizoteron.
Nqs i do te miren femijes tend,duaje,mesoje te eci me kembet e veta,te jete i afte te dalloje i pavarur nga askush te miren apo te keqen qe neser kur te jete prind te jete nje shembull/idhull per femijet e tij.
Nqs tek nje femij perdoret dhune'ajo i trasmetohet atij ne gjak' dhe po te njejten do te beje me femijet e tij ne te ardhmen.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Re: Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Fri 24 May 2013 - 22:35
dhuna ka qen gjithmon...por tani viktimat kan me guxim dhe e denoncojn ate
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Re: Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Fri 24 May 2013 - 22:41
Ne vend qe njerzit te demokratizohe ato egersohen me teper.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Re: Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Fri 24 May 2013 - 23:11
Silvana shkruajti:dhuna ka qen gjithmon...por tani viktimat kan me guxim dhe e denoncojn ate
Shumë e vërtetë dhuna më parë ka qen edhe më evidente,por nuk u është dhënë mundësia ate ta çfaqin .
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Re: Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Sun 26 May 2013 - 2:52
Kur udheheq Berisha si mos te kullose bisha!!!


C'menduri...
Sponsored content

Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri Empty Re: Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi