Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studim: Në 2025-ën popullsia shqiptare shumicë në Maqedoni Empty Studim: Në 2025-ën popullsia shqiptare shumicë në Maqedoni

Sat 25 May 2013 - 17:14
Studim: Në 2025-ën popullsia shqiptare shumicë në Maqedoni Numri%20i%20popullsiseSHKUP- Një studim i fundit ka treguar se popullata shqiptare në Maqedoni në vitin 2025 do të përbëjë shumicë, ndërsa ajo maqedonase pakicë. Kjo, sipas studimit lidhjet me uljen e numrit të lindjeve në shtetin fqinj.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti shpjegon këtë dukuri duke e lidhur me një studim të Universitetit të Sorbonës në Francë, sipas të cilit në vitin 2020 popullata shqiptare do të barazohet me atë maqedonase, ndërsa në vitin 2025 popullata shqiptare do ta tejkalojë popullatën maqedonase.

“Këtë fenomen e trajtojmë më shumë në analizat socio-ekonomike dhe është një fenomen që ka qenë i pritur, i projektuar që para 15 vitesh. Do t’i referohemi një studimi që është bërë nga një një studiues nga universiteti i Sorbonës në Francë që në vitin ‘98, doktor Ivan Savev i cili parashikon dhe bën projeksionet dhe prognozën, 20 vitet e ardhshme dhe 25 vitet e ardhshme, do të thotë 2020-2025-ën, si do të ndryshojnë marrëdhëniet demografike në vetë Maqedoninë, shtimi natyror i popullsisë dhe kështu me radhë. Dhe ai atje vjen në një konstatim, në një skenar të ashtuquajtur “pesimistimk dhe optimistik për ne”, është se viti 2020, pothuajse popullsia shqiptare do të barazohet me popullsinë maqedonase, kurse në vitin 2025, në fakt popullsia shqiptare do të tejkalojë popullsinë maqedonase”, tha Abdylmenaf Bexheti, Akademik për “Alsat- M”.

Sipas statistikave të ndryshme, ulja e numrit të lindjeve natyrore, vërehet tek të dy bashkësitë më të mëdha etnike; ajo maqedonase dhe shqiptare, por kjo nuk cenon raportin mes tyre në aspekt numerik. Bexheti thekson se edhe përkundër uljes së lindjeve, e cila më shumë vërehet tek popullata shqiptare, kjo është pozitive nëse krahasohet me uljen e lindjeve tek popullata maqedonase.

“Rritja natyrore e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2002, pra para 11 vitesh tek shqiptarët ka qenë diku 18 për qind, kurse te maqedonasit ka qenë 9-10 për qind. Pra kur sot tek ne ajo është 9-10, tek ne dhe te ata është 4-5 flet se intensiteti i rënies te ne është shumë më i madh. Mirëpo në aspekt relativ, pra ky përpjesëtim akoma nuk e cenon marrëdhënien relative midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, përkundrazi e sforcon atë, sepse po t’u referohemi numrave, pra niveli i natalitetit te ata është shumë më i vogël se sa tek ne. Pra duhet t’i krahasojmë se cilat janë trendet, intensiteti i tyre dhe gjendja aktuale. Prandaj unë nuk shoh që rrezikohet realisht marrëdhënia numerike e popullatës shqiptare dhe maqedonase në raport”,- deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Akademik.

Bexheti thotë se pikërisht frika nga ky realitet, ka qenë një nga shkaqet e anulimit të regjistrimit të fundit të popullsisë që duhej të realizohet në vitin 2011. /Alsat-m/

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Studim: Në 2025-ën popullsia shqiptare shumicë në Maqedoni Empty Re: Studim: Në 2025-ën popullsia shqiptare shumicë në Maqedoni

Sun 26 May 2013 - 1:17
Ekeqja është se nuk po kryhet një regjistrim real dhe relativisht i besueshëm!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi