Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman Empty Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman

Mon 27 May 2013 - 15:54
Fshati Martinaj është një nga zonat më të thella në Mal të Zi në kufi me veriun e Shqipërisë me rreth 350 banorë që të gjithë me kombësi shqiptare.

E hëne 27 Maj 2013 15:27

Tre dite me pare 23 banore u arrestuan nga policia me akuzën pengimit te punimeve per ndërtimin e nje kishe ortodokse serbe ne fshatin e tyre. Pas dënimit me gjobe deri ne 240 euro, 23 te arrestuarit jane lene te lire. Vendi i caktuar per ndërtimin e kishës eshte bere shkaku i konflikt me motiv etnik dhe fetar mes banoreve shqiptare dhe policisë malazeze.
Pertej telave me gjemba, qe eshte rrethuar vendi, qendrojne shqiptaret te vendosur qe kisha te mos ndertohet. Tre prej te ndaluarve nga policia shprehen pak ore pasi jane lene te lire, se ndërtimi i nje kishe ortodokse ne një fshat ku jane 100 për qind shqiptarë, te besimit mysliman dhe e gjitha toke ne prone te shqiptarëve ka vetëm qellim provokim te konfliktit.
"U arrestuam padrejtësisht nga ushtria malazeze. Kisha Ortodokse serbe ka uzurpuar pronën tonë në mes të fshatit dhe tenton që të ndërtojë një kishë serbe", thotë Bujar Hasangjekaj, një prej të ndaluarve per Top Channel.
"Ky veprim i tillë është presion ndaj nesh. Edhe paraardhësve tanë iu është bërë presion duke ia ndryshuar gjuhën, kombin, emrin për këtë çështje", thotë Shaban Prelvukaj, një tjetër i ndaluar.
Ne fshatin Martinaj nuk ka shume lëvizje, megjithatë qetesia duket shume e përkohshme. Banoret po organizohen per te mbrojtur zonën e tyre.
Banorët e fshatit Martinaj janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e kishës, por përtej kësaj më shqetësues është fakti se të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdojnë të cenohen.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman Empty Re: Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman

Mon 27 May 2013 - 17:17
Uzurpohet toka e muslimaneve shqiptare, kurse bota heshte. po te ndodhte kjo nga ana e muslimaneve shqiptare, do mbahej mbledhje e Kombeve te Bashkuara, per ta gjykuar rrepte, kurse ndonje France apo ANgli apo ... do te intervenonte edhe ushtarakisht... nuk kam arsyetim tjeter, pos hyrje ne nje konflikt te armatosur, per t'i persekutuar edhe ata pak banore qe kane mbetur aty...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman Empty Re: Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman

Mon 27 May 2013 - 17:29
Ah qenka Ortodoksi Serbe se ne te kunderten sdo perbente problem!!  Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman 2585209286

Kurse ne fshatin e gjyshes sime jemi a sjemi 4 familje soj te fese Ortodokse por fshati eshte i perbere nga njerez te fese Muslimane dhe megjithate sa vite mbaj mend une qe e vogel dhe akoma kur vete su be ndonje debat ndonjehere pse vjen Gjermani e nderton vend per te predikuar besimin e tij apo Italiani etj madje as qe duan tia dine fare...

Per mua kam then qofte kisha e xhamia u shofshin fare me mire sesa te harxhojme toke Shqiptare per to...
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman Empty Re: Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman

Mon 27 May 2013 - 17:46
AnGeLiC shkruajti:Ah qenka Ortodoksi Serbe se ne te kunderten sdo perbente problem!!  Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman 2585209286

Kurse ne fshatin e gjyshes sime jemi a sjemi 4 familje soj te fese Ortodokse por fshati eshte i perbere nga njerez te fese Muslimane dhe megjithate sa vite mbaj mend une qe e vogel dhe akoma kur vete su be ndonje debat ndonjehere pse vjen Gjermani e nderton vend per te predikuar besimin e tij apo Italiani etj madje as qe duan tia dine fare...

Per mua kam then qofte kisha e xhamia u shofshin fare me mire sesa te harxhojme toke Shqiptare per to...
shtet malazez ushtron shum presion shqiptarve te largohen nga vatra e veta kjo esht metoda
Sponsored content

 Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman Empty Re: Ndërtojnë Kishë ortodokse-serbe në mes të fshatit me 100% shqiptarë-musliman

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi