Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Meta: Saliu do të na vërë në gjumë me përrallat që tregon Empty Meta: Saliu do të na vërë në gjumë me përrallat që tregon

Mon 27 May 2013 - 20:16
LSI-ja ka dallime shumë të forta me kryeministrin aktuale, sepse ajo t’I vërë njerëzit në punë, ndërsa Saliu, me përrallat që tregon çdo natë, do t’I vërë njerëzit në gjumë”. Këtë deklaratë ka bërë nga Ballshi, kreu I LSI-së, ILir Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Fierit e në veçanti atij për rrethin e Mallakastrës, Ardian Alushit.

Meta tha se LSI ka dallime mjaft të forta me kryeministrin aktual. “Ne shkojmë drejt zgjedhjeve të 23 qershorit dhe kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë, do që ta vërë në gjumë. Por Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe dhe sa për rrugët që janë bërë para shtatë vitesh, ndërkohë që papunësia rritet çdo ditë, çmimet rriten çdo ditë dhe kosto e jetesës bëhet më e vështirë për mallakastriotët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh Lideri i LSI-së.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se miratimi i statusit të naftëtarit do të jetë prioritet kryesor i LSI-së për naftëtarët e Ballshit, të Patosit, të Marinzës e kudo, sepse kanë punuar kanë lënë shëndetin e tyre në të mirë të ekonomisë së të gjithë vendit dhe meritojnë një vëmendje të veçantë. “Ne do ta vëmë në punë Mallakastrën dhe mallakastriotët, sepse ju e doni punën dhe e keni dashur gjithmonë. Sepse ju doni të jetoni me punën tuaj dhe për këtë keni nevojë për mbështetjen e qeverisë.

META” ASNJË PARTI S’E KA MBROJTUR LANÇ SI LSI

Duke përfunduar Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta,tha: “Nuk ka asnjë parti që e ka mbrojtur dhe e mbron Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare hapur dhe me krenari si LSI-ja. Dhe ngjyrën e kuqe e kemi për krenari dhe do ta mbajmë gjithnjë të kuqe, sepse simbolizon gjakun dhe sakrificat e dëshmorëve në të gjitha kohërat dhe për Mallakastrën sakrificat e tyre kanë qenë dhe mbeten të lavdishme dhe të pacenueshme. Sepse ju jeni pasardhës të Dervish Hekalit, të Dino Kalenjës, të Ramiz Aranitasit e dhjetëra e dhjetëra heronjve dhe dëshmorëve që kanë dhënë shumë për lirinë e Shqipërisë dhe që më 23 qershor me votën tuaj do t’i jepni një çlirim të jashtëzakonshëm të gjithë popullit shqiptar në mënyrë që të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën”.
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

Meta: Saliu do të na vërë në gjumë me përrallat që tregon Empty Re: Meta: Saliu do të na vërë në gjumë me përrallat që tregon

Mon 27 May 2013 - 20:18
kishte 4 vjet qe i bente perrallat me saliun .............ik se njesoj jane qe te gjithe................... Meta: Saliu do të na vërë në gjumë me përrallat që tregon 2585209286 Meta: Saliu do të na vërë në gjumë me përrallat që tregon 2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi