Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Një edukatore para gjyqit  Empty Një edukatore para gjyqit

Mon 27 May 2013 - 20:57
Gjykata deklaroi të hënën të hapur shqyrtimin gjyqësor ndaj një 39-vjeçareje, e punësuar në një kopësht shtetëror si edukatore dhe që ndodhet nën akuzë për keqtrajtim të një fëmije.

Pas leximit të kërkesës për gjykim nga prokurori i çështjes, u pranua kërkesa e tij për të thirrur si dëshmitare prindërit e fëmijës katërvjeçar, të cilët pretendojnë se është dhunuar.

Për prokurorinë, edukatorja Alma Toska e ka qëlluar fëmijën pasi ai nuk po flinte gjumë, ndërkohë që ka kundër edukatoret e kopshtit, të cilat rrëzojnë në dëshmitë e hetimeve paraprake këtë version.

Por gjatë një interviste për Top Channel, gruaja, e cila vazhdon të jetë edukatore në të njëjtin kopsht, vetëdeklarohet e pafajshme duke e konsideruar këtë histori një sajesë të prindërve të të miturit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fund të vitit 2012, ndërkohë që është hera e parë që një edukatore përfundon nën akuzë për çështje të tilla. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi