Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Infermierja: Më pushuan nga puna pse isha te takimi i PS. Më morën çelësin e qendrës shëndetësore ku Empty Infermierja: Më pushuan nga puna pse isha te takimi i PS. Më morën çelësin e qendrës shëndetësore ku

Tue 28 May 2013 - 12:03
Mëkati i tyre ishte se shkuan në takimin e Partisë Socialiste. Pas kësaj, janë pushuar nga puna.

Kështu ka ndodhur me dy infermiere të komunës Dhivër në Sarandë, të cilat shkuan në takimin e kandidates Luiza Xhuvani.

Por më pas u pushuan nga puna.

Lumturie Vaso, një nga të pushuarat nga puna, tregon për Shekullin se jo vetëm që ka ngelur pa punë, por i kanë marrë çelësin e qendrës shëndetësore, e cila më 23 qershor do të kthehet në qendër votimi për 450 votues.

Çelësin tani e mban Partia Demokratike dhe ajo shpreh dyshimet e saj se marrja e çelësit ka qenë e qëllimshme.

Sipas saj, ka ardhur vetë drejtori i Shëndetit Publik, i cili nuk kishte ardhur ndonjëherë për shqetësimet e banorëve, dhe ka ndërruar drynin. Ata kanë bërë një denoncim në polici, por këta të fundit nuk kanë reaguar./ep
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi