Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja përse e pushuan nga puna! Empty Ja përse e pushuan nga puna!

Wed 3 Jul 2013 - 13:01
Ja përse e pushuan nga puna! Thumb_250x150Ndodh edhe kështu! Një 35-vjeçare nga Pennsylvania e SHBA-së vendosi t’i drejtohej drejtësisë ndaj një qendre estetike. Mësohet se ajo ishte punësuar aty, por u pushua nga puna kur kundërshtoi të bënte depilim brazilian në zonën e bikinit, në kuadër të trajnimit të saj.

Në padinë e ngritur, 35-vjeçarja Jennifer Finley thekson se gjatë kohës që trajnohej bashkë me vajza të tjera në European Wax Center, i thanë që duhet t’i bënin depilim në bikini njëra – tjetrës. Kur Finley nuk pranoi, e dëbuan.

Avokati i saj deklaroi për gazetën “Huffington Post” se Finley nuk ishte në dijeni se duhej të plotësonte këto rregulla. “Nuk është e mundur që punëdhënësi t’i trajtojë në këtë mënyrë të punësuarit, apo të kërkojë t’i bëjnë njëra – tjetrës diçka të tillë”, tha ai duke shtuar: “Sigurisht që është një pjesë e punës, por jo me detyrim”. Finley nuk pranoi duke thënë se ky veprim shkakton dhimbje, nuk ndjehej mirë dhe nuk mund ta detyronte kush se çfarë do të bënte me trupin e saj. Edhe disa kolege të saj të njëjtin siklet përjetuan kur u detyruan për hir të punës, t’i nënshtroheshin këtij procesi. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi