Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mali i Zi i fton vendet e Ballkanit në një “Jugosllavi” të re Empty Mali i Zi i fton vendet e Ballkanit në një “Jugosllavi” të re

Tue 28 May 2013 - 12:46
Qeveria Malazeze, përmes Ministrit për punë të jashtme Igor Lukshiq, inicioi një concept të ri për bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit perëndimor, në të cilën përfshihen Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, bëjnë të ditur mediumet malazeze, transmeton Shqipmedia.

Të gjashtë vendet e Ballkanit do të punonin së bashku për integrimet euroatlantike. Këtë iniciativë, e cila parasheh një lloj më të avancuar të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe qasje funksionale, ndryshe parasheh bashkëpunim në fusha relevant e për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe politikë unike për çështje të përbashkëta.

Mediumet e Podgoricës, raportuan së shefi i tyre i diplomacisë Lukshiq këtë iniciativë ia ka prezantuar në Bruksel komisionerit për zgjerim Shtefan Fyle, i cili e ka përkrahur këtë ide për grupimin sipas modelit rajonal të bashkëpunimit në Europë.

Me këtë iniciativë planifikohet të rishikohet edhe heqja e detyrimit për të patur pasaportë gjatë kalimit të kufijve ndërmjet shteteve, por edhe për mbrojtje më të madhe të minoriteteve, si dhe bashkëpunim dhe rrjetëzim të institucioneve shëndetësore./shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi