Samsung zbulon pa dashje Galaxy S4 Mini
Tue 28 May 2013 - 13:48
Pak ditë nga hedhja në treg e Galaxy S4, Samsung zbardh edhe detajet e Samsung Galaxy S4 Mini dhe gjithcka falë një gafe, që më vonë vetë kompania koreano-jugore e ka parë të paarsyeshme për ta korigjuar.
Në fakt, nuk ka ende asnjë datë zyrtare dhe asnjë të dhënë për Galaxy S4 Mini, por në faqen zyrtare të kompanisë janë hedhur imazhet e dy produkteve të reja, Mini, GT-i9191 dhe SGH-I257.
Imazhet e hedhura në internet shoqërohen edhe me të dhënat përkatëse, madhësinë e ekranit, procesori, sistemi i operimit e deri tek aplikacionet e përshtatëshme për këto produkte.
Galaxy S4 Mini ka një ekran 4.3 polësh, procesor 1.6 Ghz dual-core, 1 GB Ram modeli 3G dhe 2 GB Ram modeli LTE që mundëson teknologjinë 4G. Ky smartphone ofrohet në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, si dhe mundësinë për të mbajtur dy karta telefonike.
Dalja e tij në treg ende nuk dihet, por në formet teknologjike në internet përflitet për në fillim të muajit korrik, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe cmimi me të cilin do dalë.
/Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi