Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Deputetët kërkojnë që Shaqiri, Xhaka e Behrami të dekorohen nga presidentja Empty Deputetët kërkojnë që Shaqiri, Xhaka e Behrami të dekorohen nga presidentja

Wed 29 May 2013 - 10:23
Deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Haxhiu, ky i fundit edhe nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i kanë propozuar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga që futbollistëve që po e lartësojnë emrin e Kosovës, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Valon Behramit, t’u jepet dekorata: “Medalja presidenciale e meritave.

Propozimi i këtyre deputetëve është nënshkruar nga 20 deputetë. “Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami prezantuan denjësisht kombin dhe vendin tonë. Rasti i fundit i Xherdan Shaqirit, i cili bashkë me trofeun e Ligës së Kampionëve ngriti lart edhe flamurin e Kosovës, na obligon që këta sportist t’i nderojmë. Finalja e Ligës se Kampionëve u zhvillua më 25 maj 2013 dhe u përcoll nga miliona shikues në botë. Xherdan Shaqir bëri një promovim të jashtëzakonshëm të simboleve të shtetit tonë, si asnjëherë më parë, duke dhënë shembullin e prezantimit të Kosovës në botë. Edhe futbollistë tjerë Granit Xhaka dhe Valon Behrami ishin përfaqësues të denjë të vendit tonë në të gjitha evinemente sportive”, thuhet ndër të tjera në propozimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi