Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Transportuesit nga Shqipëria kërcënohen se do i djegin kamionët nga Maqedonia Empty Transportuesit nga Shqipëria kërcënohen se do i djegin kamionët nga Maqedonia

Wed 29 May 2013 - 14:53
“90 për qind e transportit shqiptar është me targa maqedonase. Detyra jote si kryeministër është të ndalosh targat maqedonase të punojnë këtu, nuk ka as 500 mijë, as 1 milion lekë. Ose do ta bëjmë si turqit, që iu djegin makinat. Duhet të marrim të gjithë shembullin e doganës së Durrësit", ka thënë një transportues shqiptar

Kryeministri shqiptar Sali Berisha u premtoi zgjidhje të gjitha problemeve të punonjësve të transportit në mbarë vendit, gjatë një bashkëbisedimi me anëtarë të Shoqatës së Transportuesve, në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.

Gjatë orëve të bashkëbisedimit, kryeministri u përball me ankesat e disa anëtarëve të Shoqatës së Transportuesve, të cilët kërkuan heqjen e targave maqedonase, pasi sipas tyre po mbytin tregun. Në të kundërt ata kërcënuan se do t’ua djegin makinat si në Turqi.

Njëri nga anëtarët e shoqatës evidentoi faktin se: “Kemi një fatkeqësi që ne nuk kemi Ministri të Transporteve; në Shqipëri ka një ministri ankandi i druve, e kanë lënë transportin në pikë të hallit. Shoqata jonë ka bërë 6 herë mbledhje, kemi ftuar ministrin e zëvendësministrin dhe nuk kanë marrë asnjë masë për ne. Ne kemi tri gjëra kryesore. Thonë se kemi marrëveshje ndërkombëtare”. Më tej ai paralajmëroi: “nuk ka mundësi z.kryeministër që ti të firmosësh dhe të vijë maqedonasi tek shtëpia ime dhe të më thotë ‘na një copë bukë edhe ti’; kjo është e jashtëligjshme. Maqedonasi nuk punon vetëm në Itali, por punon në Durrës e Tiranë, në transport të brendshëm. Ku fshihet, ku i mban makinat? 90 për qind e transportit shqiptar është me targa maqedonase. Detyra jote si kryeministër është të ndalosh targat maqedonase të punojnë këtu, nuk ka as 500 mijë, as 1 milion lekë. Ose do ta bëjmë si turqit, që iu djegin makinat. Duhet të marrim të gjithë shembullin e doganës së Durrësit, e cila është për t’u admiruar në të gjithë Shqipërinë, sepse të zgjidhet halli, por dogana e Tiranës na është bërë gangrenë. Në të gjithë botën nuk ka parkim dogane me taksa, sepse mua ti më merr taksë mbi transportin, mbi çdo gjë; për çdo zhdoganim që bëj paguaj taksën 2500 euro, pse duhet të paguaj dhe parkimin? Duhet të paguaj unë 10 mijë lekë peshore, duhet të paguaj 80 mijë lekë të vjetra kontrollin e doganës, që i takon shtetit ta paguajë, se ai po kontrollon. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në asnjë vend, por vetëm në Shqipëri”.

Nga ana e tij, kryeministri premtoi negociata, por pa imponuar çmimet e doganave. “Unë të falënderoj për çështjet e rëndësishme që ngrite dhe për sa i përket çështjes së taksave dhe shërbimeve në doganën e Tiranës kjo do të marrë zgjidhje në mënyrë të padiskutueshme. Dogana e Tiranës është e detyruar t’ju ofrojë shërbimet më të mira dhe kudo. Do të bëjmë gjithçka për shërbimet më të mira ndaj jush. Lidhur me tarifat që ekzistojnë, ju thashë se ato do të jenë çështje e një shqyrtimi tërësor. Edhe çështja e licencave do të shqyrtohet”, - u shpreh Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi