- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
21 VJEÇARI QË LOBON PËR KOSOVËN
Fri 31 May 2013 - 13:13
Është vetëm 21 vjeçar, që nga ’99 jeton në Francë por nuk ishte i qetë sa herë që në rrjetin më të madh social Facebook i shkruante Prishtina, Serbia. Ilirian Salihu, kështu ai mori një iniciativë, shkroi një peticion për të cilin po kërkon nënshkrime për t’i kërkuar Facebook-ut që ta njoh Kosovën.
Ky lobim për shtetin e tij nuk është i pari, fal tij, një televizion francez tashmë e njeh Kosovën si shtet.
“Këtu në Francë e kem një Channel Televizioni që jep lajme 24/24 orë, që thirret "I-Télé". Ky Channel nuk e ka shfaq Kosovën në hartat e botës kurrë dhe i kam kontaktu për të shfaqur shtetin tonë, pas 2 ditësh channeli e ka shfaq Kosovën dhe tash çdo herë tregon hartat në mesin e tyre edhe shtetin e Kosovës”, thotë Iliriani për KosovaPress.
Nga këtu mori guxim që të njëjtën ta bëjë edhe në Facebook. Por jo vetëm kjo, ai nuk ndihej mirë asnjëherë kur vinte për pushime në Kosovë dhe në chek in-in e tij i dilte Serbia.
Kanë kaluar vetëm pak ditë dhe lajmi po merr nënshkrimin e shumë njerëzve.
“Ka shumë shqiptar në Facebook që kontribuojnë në biznesin e Facebook-ut, pra pse ky komunitet nuk na pranon si shtet. Kosova është shtet dhe kjo nuk do të ndërroj kurrë më. Ndoshta nuk mundem t’i shtyjë shtetet tjera si Spania, Kina ose Serbia të na njoh, por në Facebook e kem një mundësi”, thotë ai.
Numri që kërkohet për t’u nënshkruar peticioni është rreth 30 mijë nënshkrime, por Iliriani është i bindur që numër do të tejkalohet. Pas kësaj ai do t’i kontaktojë personalisht në të gjitha mënyrat Facebook-ut.
Ai thotë që mund të ndodh që ata të mos e lexojnë fare kërkesën e tij, por nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
“Por çka është e sigurt është që nuk do dorëzohem dhe do i kontaktoj ose me email, ose me letër ose me telefon deri sa ta ndryshojnë, sepse Kosova nuk është Serbi !”, thotë Iliriani.
Çfarëdo që të ndodh, Iliriani falënderon të gjithë miqtë e tij dhe ata që e kanë nënshkruan peticionin dhe e kanë shpërndarë për të njoftuar të gjithë.
Iliriani, po ashtu thotë se edhe shokët e tij francez po e nënshkruajnë atë.
“Nëse bëhet realitet ose nëse jo, dua t’i falënderojë familjen, shokët dhe gjithë ata që e kanë firmos peticionin dhe gjithë ata që e kanë shpërndarë. I falënderojë edhe mediat për ndihmën e tyre dhe KosovaPress sidomos!. Nuk jemi vetëm, ka shumë italian, francez, gjerman ose të tjerë me gjak e zemër që e duan Kosovën si shtet dhe që e kanë firmos këtë peticion. Rrjetet sociale kanë shumë fuqi kohëve të fundit dhe duhet me shfrytëzua këtë fuqi për popullin tonë. I kisha lut të gjithë në Facebook ta shpërndajnë këtë peticion nëpër grupe, fanpage, e të tjetra...”, thotë ai.
Iliriani aktualisht merret edhe me muzikën Hip Hop, ka një grup që thirret "Ballistat" me dy djem nga Kosova dhe një nga Shqipëria.
Më poshtë është linku ku mund të nënshkruhet ky peticion, i cili për vetëm pesë ditë ka marrë rreth katër nënshkrime.
http://www.change.org/petitions/facebook-add-the-country-kosovo-on-facebook-the-country-exist-since-2008?utm_campaign=autopublish&utm_medium=facebook&utm_source=share_petition
Në peticion thuhet:
Është e rëndësishme për popullin e Kosovës që të njihet nga bota dhe komuniteti i gjerë i Facebook-ut. Gjërat nuk janë të lehta këtu dhe pas luftës ishte një lloj rilindje në vendin tonë.
Kosova është njohur nga shumë shtete përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Japoninë, Italinë, Gjermaninë dhe shumë të tjera.
Pavarësia është shpallur në muajin shkurt të vitit 2008 derisa mori përkrahjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Së fundi Google e ka vendosur Kosovën në harta të ndryshme dhe ne do të dëshironim që edhe Facebook ta bënte të njëjtën.
Për shembull, kur kosovarët të publikojnë diçka në Facebook, në qytetin e Prishtinës, fjala tjetër është “Serbia”, por qyteti i Prishtinës nuk është më në Serbi, që nga vitit 2008.
Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse kjo gjë e vogël do të ndryshohej, një gjë e vogël por shumë e madhe për shqiptarët./Kosovapress/

- Moter shqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 37
Postime : 47
Hobi : zanatin e dores
Vendndodhja : si cdo femer shqiptare ne shtepi
Anetaresuar : 29/05/2013
Re: 21 VJEÇARI QË LOBON PËR KOSOVËN
Fri 31 May 2013 - 15:13
I lumt keti djaloshit..!
- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: 21 VJEÇARI QË LOBON PËR KOSOVËN
Fri 31 May 2013 - 17:05
te shperbleft zoti o djal isnhalla ka shum te rini me ket vullnet te lebojn per kosoven sepse shiptart jetojn ne ter rruzllin toksor zoti i bekoft shiptart kudo qe jetojn
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi