Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Deputetja e BDI-së mbron Maqedoninë për mosftesën e Kosovës Empty Deputetja e BDI-së mbron Maqedoninë për mosftesën e Kosovës

Fri 31 May 2013 - 20:04
Në emisionin "Fokus" i cili transmetohet në televizionin "Art" me seli në Tetovë, që udhëhiqet nga Rean Saiti, të ftuar për këtë jave kishte deputeten nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti - Devaja.

Moderatori i këtij emisioni shtroi pyetje që kanë të bëjnë me aktualitetin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni.

Kështu në emisionin e fundit në "Fokus" u diskutua për çështjet e fundit politike në vend, ku ndër të tjera u fol edhe për relacionin Kosovë-Maqedoni.

Më poshtë ju sjellim deklarimet e deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti - Devaja që kanë të bëjnë me mosftesën e fundit nga ana e Maqedonisë ndaj Kosovës, në Samitin e Presidentëve në Ohër, transmeton Almakos.

"U krijua një huti e arsyeshme dhe e kuptueshme, por do përpiqem ta sqarojë thjesht për ta kuptuar secili. Nuk mendoj se Republika e Maqedonisë ka refuazuar t'i bëj ftesë Republikës së Kosovës, përkundrazi Maqedonia është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, jemi ndër shtete e para që kemi vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Sa i përket Samiti të Presidentëve në Ohër ne e dimë se bllokada dhe pengesa vjen nga Serbia, pavarësisht asaj që zyrtarët nga Serbia mundohen të bëhen të mirë në sytë e Evropës, ne e dimë se nuk mundet dhe është absolutisht absurde që Maqedonia të jetë armike më e madhe se Serbia ndaj Kosovës, më vjen keq por kjo nuk qëndron. Por, duket se gjithçka u përfshi në stuhinë e propagandës mediatike dhe gjërat humbën sensin e tyre", theksoi më tej ndër të tjera në këtë emision, Mehmeti - Devaja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi