Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Rikthehen vizat për Maqedoninë dhe Serbinë? Empty Rikthehen vizat për Maqedoninë dhe Serbinë?

Thu 20 Dec 2012 - 0:59
Raportuesja e Parlamentit të Evropës, Tanja Fajon, deklaroi se ekziston një mundësi e madhe dhe reale që BE-ja të suspendojë regjimin e lëvizjes pa viza për disa shtete të caktuara të Ballkanit Perëndimor. E pyetur se cilat shtete mund të humbin regjimin e udhëtimit pa viza, Fajon nuk dha ndonjë përgjigje të qartë, por përmendi disa fakte të caktuara për numrin e azilkërkuesve të rrejshëm nga disa shtete të caktuara, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolia.

Raportuesja e Parlamentit të Evropës, Tanja Fajon, deklaroi se ekziston një mundësi e madhe dhe reale që BE-ja të suspendojë regjimin e lëvizjes pa viza për disa shtete të caktuara të Ballkanit Perëndimor.

E pyetur se cilat shtete mund të humbin regjimin e udhëtimit pa viza, Fajon nuk dha ndonjë përgjigje të qartë, por përmendi disa fakte të caktuara për numrin e azilkërkuesve të rrejshëm nga disa shtete të caktuara, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolia.

“Sipas informatave për numrin e azilkërkuesve të rrejshëm, në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për shtetas të Serbisë dhe të Maqedonisë, e së fundi edhe të atyre nga Bosnja. Gjatë gjithë kohës problemin më të madh e paraqesin pjesëtarët e pakicave, pra romët. Është kjo një situatë tejet e ndjeshme, të cilën duhet ta zgjidhim të gjithë së bashku, hap pas hapi, në dialog me Brukselin”, tha Fajon dhe shtoi se qeveritë e shteteve të Ballkanit po ndërmarrin të gjithë hapat, që janë kërkuar nga këto shtete.

Ajo shtoi se kthimi i vizave mund të ndodhë në rastin e ndonjë fushate politike apo zgjedhore, siç do të jetë ajo në Gjermani, ku në pranverën e vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Agjencia Anadolia vlerësoi se në bazë të fjalëve të Fajonit, rikthimi i regjimit të vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit është pothuajse punë e kryer dhe se ky regjim mund të kthehet qysh në fillim të vitit 2013.

Fajon më tutje theksoi se janë brengosëse informatat e fundit për numrin e kërkesave për azil të qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se shpreson se qeveritë dhe qytetarët do të bëjnë çmos që është në fuqinë e tyre për të ndalur këtë trend dhe se nuk do të shkelet e drejta e lëvizjes së lirë.

Për çështjen e regjimit pa viza këtë javë do të diskutohet edhe në takimin e Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), organ ky ndihmës i Këshillit të Evropës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi