Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BE mund të rikthejë vizat për Serbinë dhe Maqedoninë Empty BE mund të rikthejë vizat për Serbinë dhe Maqedoninë

Tue 24 May 2011 - 9:25
BRUKSEL—Lajmifundit– Komisioni Evropian do të propozojë nesër rikthimin e regjimit të vizave shenjen për vendet e Ballkanit Perëndimor qytetarët e të cilave kanë abuzuar me liberalizimin. Masa e ndëshkimit do të bëhet për vende si Serbia e Maqedonia të cilat rezulton se kanë dështuar në përpjekjen për të bindur qytetarët të përfitojnë nga avantazhet e liberalizimit pa shkelur ligjet duke kërkuar azil politik apo ekonomik në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Nisur nga kërkesat e shumta për azil, komisionerja evropiane për çështjet e brendshme Cecilia Malmstrom do të propozojë rregulloren që do të lejojë rikthimin e vizave. Referuar agjencisë AFP, sanksionet do të vihen në jetë me opinionin e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian. Mekanizmi i sigurisë u prezantua nëntorin e shkuar pak përpara se nga liberalizimi të përfitonin edhe qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës por ai është aplikuar edhe për rastet e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. E ndeshur me një numër të madh azilkërkuesish etnik shqiptar apo edhe rom nga Serbia dhe Maqedonia, Belgjika ka autorizuar ministrin e saj të migracionit Melchior Wathelet të shprehë shqetësimin në Beograd. Propozimi i Malmstrom do të kalojë për miratim në Këshillin e ministrave të brendshëm në 9-10 qershor në Luksenburg.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi