Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria heq vizat me Serbinë, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve Empty Shqipëria heq vizat me Serbinë, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Tue 5 Jul 2011 - 16:27
E martë, 5 korrik 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave me Serbinë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, “Mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”.
Si përfaqësues i palës shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja, ndërsa për palën serbe, ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se marrëveshja për lëvizjen e lirë është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe synon mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin.
Kjo marrëveshje parashikon gjithashtu përjashtimin nga viza për hyrjen në territorin e secilës palë për një vizitë ose qëndrim që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.
Mësohet se procedura për shtetasit të cilët dëshirojnë të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë kohe në territorin e njërës palë kontraktuese, për qëllime studimi, punësimi, ribashkimi familjar, etj, do ti nënshtrohet kërkesave të legjislacionit të brendshëm të secilit vend.
a.y/NOA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria heq vizat me Serbinë, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve Empty Re: Shqipëria heq vizat me Serbinë, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Tue 5 Jul 2011 - 16:27
Tallin b***** këta tanët!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi