Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ishte Toka 300 milionë vite më parë? Empty Si ishte Toka 300 milionë vite më parë?

Sat 1 Jun 2013 - 15:11
Si ishte Toka 300 milionë vite më parë? Article-0-1A176BB5000005DC-125_634x357

Si ishte Toka 300 milionë vite më parë? Article-2334270-1A176BB5000005DC-715_636x460
Një hartë e re e Pangaea, tregon se si ka qenë harta e globit 300 milionë vite më parë dhe se si mund të dukeshin shtetet moderne në kohët e lashtësisë, kur toka ishte e gjitha bashkë.

Të dhënat nga fosilet tregojnë se 300 milionë vite më parë kishte vetëm një kontinent gjigant që rrethohej nga një oqean i vetëm, Panthalassa.

Sa e ndryshme do të ishte bota nëse sot Toka do të ishte po kështu? Ku Brigjet Lindoret të SHBA-ve kufizohen me Afrikën Veriut. Brazili është pa dalje në det dhe në kufi ka Nigerinë dhe Namibinë. Shqipëria në atë kohë ka qenë e bashkuar me Italinë ndërsa fqinj detar ka edhe Libinë.

Koncepti i kontinentit gjigant është paraqitur nga shkencëtari gjerman Alfred Wegener. Ai ka arritur në këtë përfundim duke studiuar vijëzimin e kontinenteve të ndara. Wegener ka dalë në përfundimin se të gjitha kontinentet mund të bashkohen njëlloj sikur të ishte lojë puzzle (me bashkim copash).

Kontinentin gjigant ai e quan Urkontinent, i cili u nda në shumë copa nga procesi i prirjes kontinentale. Wegener e paraqiti këtë teori në vitin 1912, por kolegët e tij ia rrëzuan tezën.

Sipas tij procesi i ndarjes së kontinentit gjigant nisi gjatë periodës “Triassic”, që ndodhi rreth 200 milionë vite më parë kur Pangaea nisi të ndahej. Ndarja ka ndodhur në disa faza deri sa u formuan kontinentet e ndara.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Si ishte Toka 300 milionë vite më parë? Article-2334270-1A17967A000005DC-979_634x788

Si ishte Toka 300 milionë vite më parë? Article-0-1A176BB5000005DC-687_634x619
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi