Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shoqatat "Medvegja" dhe Lugina e Preshevës, përshëndesin miratimin e Rezolutës për Luginën Empty Shoqatat "Medvegja" dhe Lugina e Preshevës, përshëndesin miratimin e Rezolutës për Luginën

Fri 7 Jun 2013 - 11:17
Dy shoqatat humanitare të Luginës së Preshevës, që veprojnë në Zvicër, ajo e Medvegjës dhe Lugina e Preshevës, menjëherë, pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi me 74 vota Rezolutën për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e përshëndesin dhe shpresojnë, se kjo rezolutë historike për këto treva do të zbatohet në tërësi dhe se në të ardhmen, do të ketë edhe nisma të tjera, ato që i meriton ajo trevë shqiptare.
Këto dy shoqata, presin, që edhe pse është hequr pjesa, që ishte kërkuar në seancën e fundit, që pjesë e rezolutës të jetë edhe ndryshimet kushtetuese, kërkesë kjo e kryeministrit Hashim Thaçit.
Kryeministri i Kosovës, kishte propozuar, që mos të hidhet në votim rezoluta, por të bëhen ndryshimet kushtetuese për shqiptarët në Luginë, me këtë nuk ishin pajtuar opozita që kjo të futet në rezolutë. Në atë debat, siç dihet me ftesë të deputetit Lutfi Haziri, ishte shoqata humanitare "Medvegja", e cila përfaqësoi medvegjasit mërgimtarë. Kryetarët e kësaj shoqate, si Zenel Neziri nga Medvegja dhe Fazli Musliu nga Shoqata e Luginës së Preshevës, shpresojnë, se kjo rezolutë, do ja bëje edhe njëherë me dije faktorit ndërkombëtarë, që të ngrejë zërin për ato treva shqiptare, që në mes të Europës Juglindore, Serbia, po i shkel të drejtat elementare të shqiptarëve autoktonë, ndërsa deputetin e LDK-së Lutfi Haziri, e përshëndesin, që e mori këtë nismë shumë të rëndësishme të atyre trevave, që fatkeqësisht, kanë mbetur në një situatë që tashmë dihet nga të gjithë. Krerët e këtyre dy shoqatave, presin, gjithashtu, nga qeveria e ardhshme shqiptare, e që tashmë, dihet, se është fushatë zgjedhore atje, por pas zgjedhjeve, të ndërmarrin diçka, që edhe në Parlamentin e Shqipërisë, të bëhet me ligj, që të kërkohen të drejtat e shqiptarëve në këto treva. D. Hebibi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi