Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Neglizhon ekon e pacientes që operoi, avancon tumori i 27 vjeçares Empty Neglizhon ekon e pacientes që operoi, avancon tumori i 27 vjeçares

Tue 11 Jun 2013 - 14:27
Neglizhon ekon e pacientes që operoi, avancon tumori i 27 vjeçares Kanceri_ne_gjiNeglizhenca e një mjeku bëri që tumori për pak ti merrte jetën një 27 vjecareje. Bëhet fjalë për vajzën me inicialet N.K e cila është paraqitur tek kirurgu me inicialet D.B, i cili e ka operuar një vit më parë dhe i ka treguar ekon por ai e ka nënvlerësuar rezultatin e saj, cka ka sjellë avancimin e sëmundjes së rëndë.
“I pandehuri B.D., pasi është njohur me ekon, duhej të kryente biopsinë e dy masave të dala nga ekoja”, thuhet në dosjen e prokurorisë që nisi hetimin pas denoncimit të 27 vjecares.

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, 27-vjeçarja është shtruar në një klinikë tjetër, ku ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale të radhës, dhe mandej është larguar drejt një klinike në Itali, ku i është nënshtruar kimioterapisë. Vajza fatmirësisht shpëtoi megjithatë pas hetimeve prokuroria vijon në kërkesën për gjykim duke shtuar se elementet e mjekimit të pakujdesshëm në formën e neglizhencës kanë sjellë rëndimin e gjendjes shëndetësore dhe rrezikimin e jetës së pacientes./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi