Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hiqet tumori 15 kilogramë  Empty Hiqet tumori 15 kilogramë

Wed 20 Jul 2011 - 19:08
Hiqet tumori 15 kilogramë  OPERACIONI-20_tn_9

Mjeket onkologe prane QSUT-se kryejne per here te pare nje nderhyrje te rende kirurgjikale duke hequr nje mase tumorale prej 15 kg. 62-vjecari Adrian Bamkollari nga Tirana e kishte ate ne kemben e majte.

Sipas shefit te Pavionit Onkologjik Agim Karaj pacienti ka mberritur me hemoragji dhe biopsia e tij ishte tumor malinj.

"Tumori ishte shumë i madh që zinte të gjithë kofshën dhe konsiderohej si paaoperueshëm. Pacienti ishte operuar dy herë dhe tek ne erdhi në gjendje të rëndë. Me anë të disa teknikave arritëm ta hiqnim masën e madhe tumoriale", tha mjeku Karaj.

Sipas Shefit te Pavionit ky operacion i rralle do te kishte nje kosto prej 40 mije euro ne spitalet jashte vendit ,per te cilin i kishin humbur shpresat familaret e pacienit, pasi gjendja ekonomike nuk ia mundësonte nje gje te tille. Ky rast mori angazhimin si te stafit te ketij spitali ashtu edhe te Drejtorise se QSUT-së.

"Flasim për 13 mijë deri në 14 mijë euro për përballimin e kësaj ndërhyrje kaq të rrallë. Jap vlerësimin për ekipin e mjekeve, për kurajon, guximin për të realizuar këtë operacion", tha Sajmir Ivziku, drejtor i QSUT-së.

Ne Spitalin Onkologjik nje vit me pare jane kryer rreth 1300 nderhyrje kirurgjikale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi