Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pjesmarrja e shqiptareve ne Kryengritjen e Shtatorit -1913 Empty Pjesmarrja e shqiptareve ne Kryengritjen e Shtatorit -1913

Wed 12 Jun 2013 - 11:12
Kryengritja e Shtatorit është kryengritja e parë e armatosur kundër pushtuesve sërb për çlirim e bashkim kombëtar, e cila shpërtheu në 20 shtator në Dibër, dhe përfshiu Gollobordën, Strugën, Ohrin, Kërçovën, si dheu përhap në Kosovë, në rrethet e Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Drenicës e deri në afërsi të Prishtinës .

Kryengritja u shkaktua nga vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha mbi kufijtë e Shqipërisë, si dhe nga terrori i egër i ushtrisë sërbe në trevat e pushtuara shqiptare. Numri i kryengritësve arriti në disa mijwra vetë. Ata çliruan Peshkopinë, Ohrin, Strugën, Gostivarin. Por kryengritja shpërtheu para kohe dhe nuk u arritë të bashkërendojnw veprimet luftarake të trevave të ndryshme, e të sigurohen municionet e nevojshme. Qeveria sërbe mobilizoi kundër sajë forca të shumta ushtarake. Pas përleshjes të ashpra kryengritja u shtyp. Pushtuesit sërb e shoqëruan marshimin e trupave të tyre me shfarosjen dhe shpërnguljen në masë të popullsisë e cila u vendosë kryesishtë në krahinat e Shqipërisë së Mesme. Kryengritja pati jehonë të madhe në të gjithë vendin dhe në mjaftë vende të botës. Ajo shënoi fillimin e luftës kundër pushtuesve të rinj sërb për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike (tetor 1912), çështja shqiptare u bë një ndër çështjet më të rëndësishme dhe një ndër më të ndërlikuarat për diplomacinë e Fuqive të Mëdha, të cilat synonin të ruanin dhe njëherit të forconin interesat vetjake në Ballkan .

Turqia dhe aleanca Ballkanike nuk deshën t’ia dinin fare për Shpalljen e Pavarsisë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, prandaj e konsideruan coptimin e Shqipërisë si një fakt të kryer. Dy rivalet, Austro-Hungaria e Italia, ranë dakord që as ato vetë e as ndonjë shtet i tretë nuk duhej të dominonin Shqipërinë dhe portet e sajë në Adriatik. Prandaj ato morën anën e Shqipërisë, kurse Rusia anën e shteteve sllave. Gjermania i’u kundërvu këtij pansllavizmi të Rusisë. Franca mbajti anën e Rusise, aleatit të saj të natyrshëm kundër Gjermanisë. Për të shmangur rrezikun e një lufte botërore, Anglia ndërhyri duke thirrur të ashtuquajturën “Konferencën e Ambasadorëve“ në Londër (17 dhjetor 1912 –12 gusht 1913) . Aty përfaqësoheshin 6 Fuqitë e Mëdha: Austro-Hungaria, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia. Qeveria e Vlorës caktoj menjëherë një delegacion të vetin i cili do t’i mbronte interesat kombëtare, por fatkeqësisht Fuqitë e Mëdha nuk i morën parasysh kërkesat e palës shqiptare. Konferenca caktoi kufitë e cunguara të Shtetit shqiptar. Edhe në këtë çështje u ndeshën me forcë të madhe interesat e kundërta të të dy blloqeve. Po në këtë kohë Konferenca mori një vendim mizor dhe të padrejtë që në mënyrë katastrofale i cënoi interesat kombëtare shqiptare. Në mars të vitit 1913 u vendos që Shqipëria të coptohej në dy pjesë. Nga trungu i saj u shkëput Kosova dhe viset e tjera lindore të banuara kryesishtë me shqiptar. Pas këti vendimi nën presionin e Fuqive të Mëdha, trupat serbe filluan të tërhiqeshin nga viset e tjera të pushtuara në thellësi të Shqipërisë .

Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi, i sanksionuar nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër shtypjeje e terrori. Në mbështetje të dekretit “Mbi sigurimin publik“ të lëshuar nga mbreti Pjetër, autoritetet serbe, ndiqnin arrestonin dhe vrisnin në masë popullsinë shqiptare, me qëllim që të shuanin çdo lëvizje dhe të siguronin sa më mirë sundimin e tyre në trevat etnike shqiptare .

Me vendimet përfundimtare të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (28 korrik 1913), Shqipërisë i’u njoh pavarsia, e cila në shumë aspekte qe e kufizuar dhe territorjalisht e cunguar. Pra gjysma e trupit të saj, territoret në jug, krahina e Çamërisë i nënshtrohej sundimit grek, në lindje e verilindje tokat shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë hynë nën sundimin serb, si dhe një pjesë më në veri e banuar me shqiptarë hyri nën sundimin malazez. Kjo ndarje e pa drejtë, e dhimbshme për shqiptarët u solli një sundim të ri, pa dëshirën e tyre, atë të fqinjëve grabitqarë ballkanik .

Nga krahinat e pushtuara nga hordhitë serbo –malazeze vinin njoftime të tmerrshme për përjetimet e shqiptarëve të pafajshëm , të cilët malltretoheshin, përdhunoheshin e ekzekutoheshin nga njësitë paramilitare serbo-çetnike . Pushtuesit serb jo vetëm që nuk e fshihnin dhunën ndaj popullsisë shqiptare, por në raste të veçanta ato mburreshin me veprimet e tyre barbare. Lidhur me këtë, Edit Durham thekson në një takim me një oficer serb përderisa bisedonin: oficeri serb desh u mbyt duke pirë birr nga e qeshura kur më tregonte se ushtarët e tij si i kishin therrur me bajoneta gratë e fëmitë në krahinën e Lumës . Ajo më tej vazhdon: ”Në tokat e pushtuara nuk do të guxojnë ta flisnin atë gjuhë të ndyrë (shqipen) muslimanët (shqiptarët). U kishin ofruar të zgjidhnin midis pagëzimit dhe vdekjes me pushkatim. Grave u hiqeshin percet dhe i dërgonin me dhunë në kishë të pagëzoheshin bashk me fëmijët e tyre. “Brenda një brezi ne do ta sllavizojmë atë popullsi “ – thoshin ata (serbët) .

Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve shkaktuan një indinjatë të thellë në mesin e popullsisë shqiptare, e sidomosë te krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare sepse gjysma e trevave shqiptare mbeten jashtë shtetit amë. Kjo i detyroj krerët shqiptar të jenë energjik në ruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë. Prisat e Lëvizjes Kombëtare të ndodhur në këto rrethana, tani më e kishin të qartë se vetëm me kryengritje dhe me luftë të armatosur do t’ia arrinin qëllimet dhe se rrugë tjetër nuk kishte .

Midis krerëve shqiptar u arrit marrëveshja për organizimin e kryengritjes së armatosur çlirimtare në viset e pushtuara nga Serbia e Mali i Zi. Për organizimin e kësaj kryengritjeje u ngarkuan: Isa Boletini, Elez Isufi , Bajram Curri etj.

Shkaqet e drejtpërdrejta për organizimin e Kryengritjes së Shtatorit 1913 ishin të shumta, e ndër to janë : rekujzimi i kafshëve, shpërgulja (dëbimi) me forcw i “muslimanëve” (shqiptarëve), djegja e fshatrave shqiptare, vrasjet masive çarmatosja e popullsisë nga administrata serbe dhe çetat paramilitare çetnike serbe etj .

Sulmi i parë i kryengritësve shqiptarë u bë në Peshkopi . Kryengritsit shqiptarë ndonëse të armatosur me armatim të dobët ia dolën mban më 20 shtator 1913, t’a çlirojnë qytetin dhe në dy ditët që pasuan ta çlirojnë qytetin e Dibrës. Pas çlirimit të Dibrës forcat kryengritëse i vazhduan veprimet e tyre luftarake kryesishtë në tre drejtime. Numri i kryengritësve në këtë moment arrinte në rrethë 12.000 veta dhe u ndanë: në drejtim të Mavrovës dhe më tej drejt Gostivarit, në drejtim të Kërçovës dhe në atë të Strugës me qëllim që të bashkoheshin me forcat kryengritëse të cilat depertonin nga Qafa e Thanës me qëllim për ta çliuruar Strugën e Ohrin. Kryengritësit pasi e çliruan qytetin e Dibrës, krijuan pa humbur kohë Qeverinë provizore prej gjashtë vetash kryesuar nga Sefedin Pustina , i cili në këto momente dramatike u morë me organizimin dhe kordinimin e veprimeve luftarake.

Kryengritësit që ishin nisur në drejtim të Strugës, të komanduar nga Millan Mato, shqiptar orthodoks nga Struga, pran Hanit të Trebenishtës do të ndeshen me formacionet serbe , me ç’rast përkohësisht do të frenohet marshimi i tyre drejt Strugës.

Në prag dhe pas fillimit të Kryengritjes në Dibër, autoritetet serbe në Strug e Ohër ndërmorrën masa preventive për të penguar përhapjen dhe shtrirjen e saj në Pellgun e Ohrit .

Përfaqësuesit më të shquar të parisë vendase i mbyllën në burgun e qytetit të Ohrit, duke i kërcënuar se do t’i pushkatojnë në rastë se nuk pengonin popullsinë që të ngrihej në luftë. Mirëpo banorët e këtyre qyteteve vepruan me shpejtësi, u rebeluan dhe ua shpëtuan jetën e të burgosurve duke i dëbuar forcat serbe prej andej . Ndërkaq popullsia e fshatrave përreth Liqenit të Ohrit u bashkuan me kryengritësit. Në Strugë e rrethinë u krijuan dhe vepruan disa çeta kryengritëse, në mesin e të cilëve kanë qenë çetat: Avdulla Gojedrinit (Rushitit), Demir Lena, Riza Ajros, etj, të cilët u hodhën në ndjekje të reparteve ushtarake serbe të Regjimentit 16-të të këmbësorisë të cilat tërhiqeshin drejt rrugës Resënj-Manastir. Në Strug e Ohër u ngrit flamuri shqiptar.

Në dokumentet serbe e Austro-Hungareze të kohës thuhet se në sulmin për çlirimin e Dibrës kishin marrë pjesë edhe Isa Boletini, në krye të një kolone kryengritësish shqiptar. Ndërkaq studiuesit e historisë serbe Bogomil Hrabrak shtonë se më 25 shtator të vitit 1913, Isa qëndron në Strugë dhe i koordinon veprimet e aksioneve kryengritëse në këtë sektor . Një pohim i tillë ka të ngjarë që mos të jetë i saktë, sepse në këtë kohë Isa Boletini, sipas disa burimeve në këto ditë tepër të rënda gjindej në Malësinë e Gjakovës.

Kryengritja e Shtatorit të vitit 1913, pa dyshim pati jehonë të madhe edhe në popullsinë shqiptare të rrethit të Strugës e të Ohrit, të cilët masovikisht iu bashkangjitën forcave kryengritëse. Ndonëse deri më tani për pjesmarrjen e shqiptarëve të Strugës në këtë kryengritje kanë munguar publikimet e dokumentave të shkruara, për pjesëmarrjen e tyre në këtët kryengritje do t’u referohemi kujtimeve të popullit të këtyre anëve që e përjetuan këtë ngjarje 100 vjet më parë, si dhe dëshmive të tjera.

Në prag të çlirimit të Strugës nga forcat kryengritëse sipas shumë dëshmive te mbledhura në teren tek vendi i quajtur “te plepat” ose “teferiç”, jo fort larg Strugës,është mbajtur një tubim historik, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendbanimeve nga Struga e Ohri. Në këtë tubim për komandant të kryengritësve struganë zgjidhet trimi i dëgjuar i këtyre anëve Riza Ajro nga Ladorishti. Për këtë moment historik të këtyre trevave, rapsodi popullor thuri këngë:

“Të caktojmë një të parë

Riza Ajro komandare”

Pas tubimit “te plepat”, pjesmarrësit do të kthehen në vendbanimet e tyre dhe pa humbur kohë do të lëshojnë kushtrimin e tyre dhe do të tubojnë vullnetarë, të cilët do të jenë pjesmarrës të drejtpërdrejtë në çlirimin e Strugës dhe të Ohrit, duke i dëbuar forcat ushtarake dhe administratën serbe.

Një nga pjesmarrësit aktiv në Kryengritjen e Shtatorit të vitit 1913, ka qenë Milan Mato nga Struga me çetën e tij, i cili më 13 shkurt 1931 i jepë një intervistë gazetarit bullgar Z. G.Trajçev dhe e boton në gazetën bullgare “Mira” e Sofjes, e cila intervistë ribotohet si aneks në “Album Almanaha Struga”, Sofje, 1932 nga Ivan Milladinov, në të cilën në mes tjerash bashkëkohaniku na jep të dhëna shumë interesante dhe të vlefshme se në ç’kohë, çfarë përmasash kishte dhe si ishin rrjedhat e kryengritjes.

Pas Luftës së Dytë Ballkanike veprimtaria e çetave “bullgare” që vepronin në rajonet e Manastirit e të Ohrit, u bë tepër e rrezikueshme dhe e vështirë. Për t’iu shpëtuar asgjesimit (shpartallimit) një numër i çetave “ bullgare “ gjeti strehim në territorin e Shqipërisë autonome. Në mesin e këtyre çetave ishte edhe Çeta e Millan Matos , i cili pasi arrin në Elbasan (aty nga mesi i gushtit 1913), për mungesë mjetesh finansiare Mato vendos të shpërndajë çetën e tijë, duke i dërguar në drejtime të Vlorës, ndërkaq personalisht Mato ngel në Elbasan për të pritur vendimet e Konferencës së Paqes në Bukuresht (10 gusht 1913) . Në qytetin e Elbasanit Mato shoqërohej me shum krerë shqipëtar që edhe ato ishin larguar me forc nga vendet e tyre, treva këto që ishin okupuar nga ushtritë serbe. Këtu në Elbasan në mesin e të tjerëve qëndronte edhe patrioti nga Ohri, Irfan Beu, me të cilin së bashku hartuan një qarkore, të cilën ua adresuan të gjithë mërgimtarëve, pa dallime kombëtare, e fetare, pra shqiptarëve, bullgarëve, turqëve etj, nga Struga, Ohri, Dibra, Manastiri e Kërçova që të bashkoheshin për një kryengritje të përgjithshme në rajonet ku pak më parë ishte vendosur regjimi barbar serb pas Luftës së Parë Ballkanike 91912-13) .

Lajme të reja arritën nga Dibra e Poshtme dhe Malësia. Një natë shtatori në Elbasan u takuan: Ali Pustina nga Dibra, Milan Mato (shqiptar orthodoks nga Struga), Irfan Beu nga Ohri, Prefekti i Qarkut (Aqif Pashw Elbasani) dhe të tjerë. Zhvillojnë bisedë telegrafike me Esat Pashën në Tiranë si dhe mbanin lidhie me rjedhat e ngjarjeve që zhvilloheshin në krahinat perëndimore në Maqedoni. Biseda të shumta u zhvilluan edhe me disa ministra në Qeverinë e Përkohshme në Vlorë, të cilët thjesht jepshin këshilla nga ana e palës shqiptare, ndërkaq për katastrofën dhe rrezikun e Shqipërisë e cila zyrtarishte mirrte anën e kryengritësve. Në fund të takimit u muar vendimi për organizimin e një kryengritje të shpejtë (shqiptare, turq e pak “bullgar”), që këto të armatoseshin pa humbur kohë nën udhëheqjen e Millan Matos, i cili menjër duheh të merrte rrugën për në Dibër, për t’u shkuar në ndihmë kryengritësve. Brenda pak ditësh u armatosën rreth 80 kryengritës dhe u nisën për në Peshkopinë e çliruar. Pasi arrinë aty Mato me çetën e tij , u njohtuan se Dibra është në duart e kryengritësve shqiptar. Krerët e Malësisë së Peshkopisë, pasi mësuan për aleancën shqiptaro–bullgare, nisën të propagandojnë në rajonet e tyre për mbështetjen e plotë, për ndjenjat dhe veprimtarinë e komitetit. Të gjithë ishin gati dhe prisnin momentin e duhur për t’i sulmuar serbët. Ky rast nuk vonojë. Serbet dërguan repartet e tyre ushtarake në Malësi që të bëjnë rekuizime të pasurisë dhe ushqimet, por ato u dëbuan. Serbët kërkuan mbështetje nga komanda ushtarake por u gjendën nën veprimin e zjarrit të kryengritësve shqiptarë. Repartet ushtarake serbe të mundura u tërhoqën në drejtim të Dibrës, por edhe këtu u pritën dhe u mundën ku pësuan 3-4 të vrarë duke lënë dy topa malore si dhe u zunë robë 40 ushtarë dhe 4 eprorë ushtarak. Serbët largoheshin të shthurur në dy drejtime: kah Galiçniku dhe një në drejtim të Drinkollit dhe Strugës. Në kohën që M.Mato me çetën e tij arriti në Dibër qyteti ishte i çliruar ku ishin koncentruar një numër i madhë kryengritësish të cilët ndiqnin serbët që largoheshin në dy drejtime: një grup ndiqte rrugën Ama –Bister-Kërçovë, dhe grupi tjetër kah Struga. Para kësaj, në Dibër formohet Qeveria e përkohshme e cila përbëhej nga paria vendase me këtë përbërje : Sefedin Pustina (kryetar), Millan Mato dhe Zejnulla Efendiu, si dhe siç planifikohej edhe dy antar nga Ohri. Pushteti i ri kryengritës i jepte autorizim Millan Matos si komandant kryesor që t’i ftoj tërë popullsin që t’i jape mbështetje të plot dhe të ketë besime të pa luhatur në fitoren përfundimtare ndaj pushtuesve serb.

Pasi Millan Mato me përciellësit e tij arrin në fshatin Veleshtë të Strugës, banorët e presin me kënaqësi të madhe. Prej këti fshati vullnetarishtë u paraqitën mbi 100 shqiptarë, ndërsa nga fshati Labënishtë 94 vetë, nga Podgorca e Jabllanica me dhietra të tjerë që i’u bashkuan çetës së Matos dhe sëbashku vazhdojnë drejtë Strugës. Edhe nga qyteti i Strugës serbët ishin dëbuar si dhe nga Ohri e rrethina, të cilat ishin vendosur rreth qytetit të Resnjës, Malit të Petrinjës dhe rreth Bukovës. Mato me shokë i’u faliminderua banorëve të Strugës e të Ohrit që e kishin pastruar nga administrata dhe pushteti serb. Duhet shënuar se në fshatin Veleshtë ku qëndronte Millan Matua kanë ardhur lajmëtarët nga fshatrat fqinje për të shkuar vullnetar në ndihmë kryengritësve në malin Petrinjë që shtrihej ndërmjet Ohrit e Prespës. Me një pregatitje të shkallës së parë, i shoqëruar nga vullnetarë “arnaut” dhe disa “bullgarë“ nga fshatrat Jabllanicë, Vefçan, Oktis, Ladorishtë, Zagraçan dhe nga fshatrat e tjera, i rethuar nga më shumë se 500 shpirtra, Mato sëbashku edhe me mësuesin Dibran Nestor Popin, pasdite arritën në Strugë ku i bëhet një pritje e bukur nga banorët vendas dhe nga pushteti i përkohshëm “paria e qytetit”, e cila përbëhet nga: Abdurraman Aga, Millan Nestori dhe tre anëtarë të tjerë. Gëzimi në qendër të Strugës për Maton ishte edhe më i madhë, kur mësuan se ai ishte caktuar nga qeveria e Përkohshme në Dibër si drejtues suprem (komandant i përgjithshëm ) i Kryengritjes. Në qytetin e Strugës, kryengritësit dhe Millan Mato patën pak pushim. Mato pati takim me ish udhëheqësit, bashkëpuntorët dhe organizatorët të cilët i sollën armë e municjone që i kishin të fshehura. Numri i çetës u rrit edhe me 12 vullnetar “bullgar” dhe me 50 shpirtër shqiptar të cilët tani pas një pushimi sëbashku vazhduan rrugën për në Ohër, të cilëve me pakë vonesë i’u bashkangjit edhe Mato. Edhe në Qytetin e Ohrit ishte formuar pushteti qeverisës i përkohshëm i cili përbëhej nga 3-4 bullgarë të shquar dhe 2-3 “turq” edhe këtu serbët nuk kanë bërë kurfar rezistence, të cilët janë larguar të tmerruar para arritjes së çetave të shumta kryengritëse shqiptare– “bullgare”, ku numri i përgjithshëm i kryengritësve arrinte në rreth 500 shpirtër .

Kryengritësit u vendosën në fshatin Vellgozhdë. Pas një këshillimi të shkurtër me P. Çaulevin, i cili mori për obligim që të organizojë çeta të tjera, të cilat do të kishin për detyrë që të vëzhgojnë kalimin (Qafën e Bukovës), ndërsa shqiptarët “arnautët“ sëbashku me “bullgarët“ dhe “turqit” e Ohrit t’i shkojnë në ndihmë luftëtarëve në vijën e frontit në Malin e Petrinjës, që udhëhiqej nga komandanti malësor Dan Cani e Ramadan Bogovica. Çaulevi pa humbur kohë vazhdoj për në rajonin e Debërcës të organizojë çeta të reja, e cila është shumë pranë Malësisë së Strugës dhe prej atje hidhet në Shqipëri për mos me e zënë nata.

Që të mos ngelë pa mbrojtje Qafa e Bukovës, u thirrën kryengritësit shqiptarë, nën komandën e Demir Lenës të cilët erdhën nga Struga dhe rrethina për ta marrë këtë shteg malor.

Edhe qyteti i Pogradecit ra në duart e kryengritësve. U dhanë edhe proklamata telegrafike rreth marjes së qyteteve Dibër, Strugë, Pogradec e Ohër në duart e kryengritësve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër prej Elbasani jepeshin rregullisht njoftimet dhe komunikatat për botën evropiane për luftimet e ashpra dhe fitoret e shpejta të kryengritësve.

Pas arritjes së përforcimeve të mëdha ushtarake nga Manastiri e Selaniku, ushtria serbe kundër kryengritësve shqiptar siç del, filloj në të njejtën kohë në të gjitha pikat kryesore të luftimeve përgjat frontit të luftës. Mato në këto ditë gjindej në fshatrat Orovnikë e Misleshovë me treqind kryengritës të komanduar nga Riza Ajro të cilët i përgatiste për t’i nisur në Qafën e Bukovës ku serbët bënin rezistencë të madhe. Më 29 shtator 1913 nga Resnja rrugës në drejtim të Ohrit marshonte kalorsia dhe këmbësoria serbe në radhët e regjimentit XI. Po në këto ditë me kërkesë të Qeverisë Provizore të Dibrës për të mbrojtur këtë qytet nga fronti i luftës u tërhoq një njësit dibran. Megjithatë më 28 shtator - 1 tetor 1913 qëndresa e njësive kryengritëse vazhdoj me sukses. Veçanërishtë luftime të ashpra u zhvilluan në Qafën e Bukovës dhe Petrinjë, e njohur në këto anë si “lufta e Petrinjës“. Ndonëse kryengritësit ishin të pakët në numër në krahasim me armikun, në saj të trimërisë i shkaktuan armikut humbje të mëdha në njerëz rreth 500 deri në 600 të vrarë.

Ushtria serbe edhe përkundrejt humbjeve që pati, ia doli që më 2 tetor t’i shpërthej pritat e forta të kryengritësve. Duke e thyer rezistencën në Shtegun (Qafën e Bukovës), serbët hynë në fshatin Kosel duke gjuajtur në të njëjtën kohë rreth e rrotull me artileri. Edhe kryengritësit e Petrinjës pas luftimeve të përgjakshme u detyruan të tërhiqen drejt Strugës dhe duke kapur rrugën Vishnjë–Belicë–Ladorishtë–Rrajcë për në Shqipëri, si dhe rrugën Strugë–Kukës. Ushtria serbe më 2 tetor 1913 arriti të ripushtojë Ohrin e Strugën. Po më 2 tetor u zhvilluan luftime të ashpra afër Salikës (pranë lumit Sateskë), në fshatin Ladorishtë u zhvilluan luftime sporadike të cilat vazhduan deri më 7 tetor, kur kryengritësit shqipëtar u dëbuan për në Shqipëri.



Genocidi serbomadhë pas shuarjes së Kryengritjes në Rajonin e Ohrit



Në fillim të muait tetor 1913, Kryengritja e Shtatorit u shua me gjak e me terror mizor, e të papërshkruar. Këtë barbari serbosllave na e përshkruan një ushtar serb në një letër ku në mes tjerash thekson se “këtu ndodhin gjëra të tmerrshme. Mua më rrënqethen flokët dhe gjithnjë pyes veten: a mund të jetë njeriu kaq barbar. Kjo është e lemeritshme! S’guxoj dhe nuk kam kohë të shkruaj më gjërësishtë… Kudo kufoma , hi dhe pluhur. Ka fshatra me 100,150 e 200 shtëpi ku nuk ka ngelur njeri i gjallë. I mbledhin njerëzit grupe grupe nga 40-50 veta dhe i masakrojnë me bajoneta…”.

Pas ripushtimit serb të Ohrit, prefekti i qarkut të Ohrit, më 4 tetor të vitit 1913, e njofton inspektorin e policisë në Shkup, se të gjitha viset të cilat i kanë marrë kryengritësit shqiptar dhe që pastaj janë tërhequr si Ohri, Struga, Pogradeci, etj aspak nuk janë dëmtua e as diçka është zhdukur me përjashtim të sasive të vogla të plaçkës. Ndërkaq, marshimi i ushtrisë serbe dhe çetave çetnike serbe në trevat e Ohrit e Strugës përcillej me represjon si dhe me shfarosje masive të popullatës, saqë ato nuk i kursenin as “miqtë” (bashkëpuntorët) e Serbisë. Lidhur me këtë prifti i Pogradecit shprehej se “ata që i thonë bukës bukë, do të vriten që të gjithë“. Kështu, pasi që ushtria dhe çetat çetnike hynë në Ohër, menjëherë filluan me burgosjen e njerëzve, si dhe me rrënimin e shtëpive dhe të pronës së qytetarëve, kurse ndaj fshatarëve dhe fshatrave përreth ato u sollën edhe më keq. Autoritetet ushtarake serbe në Ohër pasi i kanë arrestuar rreth 40 burra më të dalluar të qytetit, i dërgojnë në kala dhe të gjallë i hedhin në pusin e kalasë, i cili më vonë nga qytetarët u quajt “Pusi i gjakut“.

Ne ditet e para te tetorit te vitit 1913 , mbreti i Serbise Petri leshoi nje Dekrete qe meshkujt nga mosha 7 deri ne 70 vjet te likujdohen ne shenje hakmarrje per pjesmarrje ne kryengritje . Ne rajonin e Struges bartes te genocidit serbomadhë e ç‘njerëzor kanë qenë dy antishqiptarë të dëshmuar, Pop Stojçja dhe Pop Serafimi.

Situatë tepër e rëndë mbretëronë edhe në Strugë dhe rrethinë. Pasi u riokupua sërishtë Struga prej ushtrisë serbe, ku edhe u stacionua edhe një garnizon ushtarak serb prej 30-40 vetash, paritë e fshatrave thirreshin në Strugë ku “këshilloheshin“ nga nënpunësi i posaçëm që të gjith ata që kanë lënë vatrat e tyre dhe janë shpërndarë andej-këndej duhet të kthehen menjëherë në shtëpi, të shohin punën e tyre dhe armët t’i dorzojnë në Strugë“. Ndaj atyre që nuk i nënshtroheshin vullnetit serb, ushtria dhe çetat çetnike serbe ndërmerrnin ekspedita ndëshkuese ndaj të arratisurve, të cilët përpara një situate të atillë u arratisën në malet përrethë. Kështu, edhe në Strugë u burgosën shumë vetë të cilët u rrahën me dru, disa nga ata edhe vdiqën nga rrahja, emrat e të cilëve nuk i kemi konfirmuar (deshifruar).

Përkrahje të madhe Kryengritjes së Shtatorit i japin banorët e Misllodezhdës. Të dhënat e deritanishme të mbledhura në teren, flasin (deshmojne) se nga ky fshat, 21 persona kanë qenë pjesmarrës të drejtpërdrejtë në kryengritje, prej të cilëve 12 u vranë në Petrinjë, si: Ibrahim Hoxha, Xhemail Hisa, Jonuz Xheleshi, Lutfi Mena, Brahim Xhila, Kapllan Hoxha, Hamit Mena, Lutfi Xhila, Emrulla Mena, Rexhep Hisa e Fazli Hida. Pas disfatës në Luftën e Petrinjës ushtria serbe rrethon fshatin Misllodezhde dhe pasi i arrestojnë 35 burra të fshatit i pushkatojnë në vendin e quajtur “Ndërlivadh”.

Fshatarët e fshatit Bogovic kanë marrë pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit duke luftuar me trimëri të rrallë ku është dalluar Jonuz Shaban Tahiri, babai i xha Musa Tahirit që jeton më vonë në Borovec dhe Ramadan Saiti (që komandonte me një pjesë të vullnetarëve në Petrinjë). Nga Bogovica në fushën e betejës kanë rënë: Elmaz Memeti, Selim Halili, Axhi Abazi, Shemo Fazliu, Jashar Ibrahimi dhe Jonuz Tahiri. Pas riokupimit serb fshatarët e Bogovicës tërësisht largohen nga frika e represionit serb, të cilët pasi hynë në Bogovicë, tërësisht e plaçkisin.

Në Dobovjan serbët likujdojnë Sejdin Polisin, plagosin nipin e tij me bajonetë Faik Polisin, kurse po aty në Dobovjan vdes nga plagët e marra në Luftën e Petrinjës Abdurrahman Zhuta.

Në fshatin Veleshtë janë bërë gjurmime të thukta të cilat studjuesi Zejnulla Qyra e ka përfshirë në monografinë kushtuar vendlindjes “Veleshta në Histori”. Nga Veleshta në Kryengritjen e Shtatorit 1913 ka pasur mbi 100 burra, prej të cilëve në betejë (front) u vranë Ida Hani dhe Shaqir Kaba, ndërsa tre të tjerë u vranë në kënetën e Strugës dhe dy të tjerë masakrohen në mesë të fshatit. Kësaj masakre i ka prirë maqedonasi Jone Pere nga fshati Vranishtë, i cili ka qenë në ballë të masakrave edhe në fshatrat e tjera.

Në fshatin Belicë e Poshtme masakrave u kanë prirë vllehët vendas. Sidomos masakra të papara janë bërë ndaj familjes Bojku, e cila detyrohet të largohet nga Belica e të vendoset në Veleshtë.

Për pjesmarrjen aktive në Kryengritjen e Shtatorit të banorëve të fshatit Koroshishtë forcat ushtarake serbe e rrethojnë fshatin dhe pasi i arrestojnë 10 burra të fshatit i dërgojnë në vendin e quajtur “Trapi i keqe”, prane rrugës së “Karavanit”, ku i pushkatojnë së bashku me një bari nga Dollogozhda, që qëllon rastësisht aty. Personat e pushkatuar kanë qenë: Xhemail Kaliqi, Alit Mehmedi, Xhemail Halla, Lutish Nazifi, Jakup Mahmudi, Ferat Hasani, Rexhep Rizai, Ibrahim Fida, Hamza Hamiti, Selim Karimani, Sefedin Durmishi dhe Demir Borova.

Nga fshati Tatesh në Kryengritjen e Shtatorit sipas njohurive tona kanë marrur pjesë rreth 23 burra, prej të cilëve në fushën e betejës në Petrinjë u vranë: Ibrahim Brao, Abedin Alla, Ali Toska e Ajdar Toska. Pas Kryengritjes së Shtatorit, çetat çetnike serbe në Tatesh të Epërm arrestojnë një numër banorësh sebashku me imamin e fshatit Mulla Hajron nga Koxhaxhiku (i cili edhe personalisht ka marrur pjes me armë në dorë në Petrinjë), pasi i torturojnë egërsishtë, i dërgojnë për t’i pushkatuar në Strugë. Në nderkohë Arif Selmani (baba i Hajredinit nga Tateshi i Eperm ), ka shkuar te një tregëtaë në Strugë me emrin Aleks (Leksi), ka huazuar një shumë të madhe ari për t’i paguar ushtarët serb per lirimin e tyre.

Edhe fshatarët e Tateshit të Poshtëm marin pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit. Ushtria serbe në shenjë hakmarrje në vendin e quajtur “ Zabeli i Begut” pushkatojne : Jusuf Rizvanin, nipin e tij Nezirin si dhe tre të tjerë.

Pas deshtimit të kryengritjes edhe fshati Dollogozhdë rrethohet nga ushtria serbo çetnike. Dhiete burra që u morën për t’u pushkatuar për dy javë rrjeshtë u mbajtën dhe u torturuan ne Teqen e Strugës dhe falë pagesës së një shume të madhe parash shpëtuan nga dënimi kapital, pushkatimit. Nga Dollogozhda në luftën e Petrinjës u vranë tre veta: Alim Rango, Qamil Xhelili dhe Jaja Dauti.

Nga fshati Livadhi megjithse në këtë kohë ka qenë i vogël, mësojmë se të gjithë burrat e ketij vendbanimi kanë marrë pjesë aktive në kryengritje në mesin e te cilëve jane dalluar: Mefail Sela dhe Avdul Pollozhani i cili ngeli i vrarë në betejë. Sipas dëshmisë së Adem Ismailit nga Shumi , që e ka të dëgjuar nga xhaxhai i tij Mersimi i cili ka qenë bashkohanik i ngjarjes edhe fshatarët e Pohumit kanë marrë pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit, ku kanë treguar trimëri të veçantë, si Asan Pohumi, Riza Sela e Axhi Sul Lika (dy të fundit vriten në betejë).

Edhe fshatarët e Anës së Drinit (Drimkollit), si Oktisit, Borovecit, Podgorcës, Jabllanicës, e sidomos të Labënishtit marrin pjesë masovikishtë në Kryengritjen e Shtatorit. Numri i pjesmarrësve nga ky lokalitet ka qenë 94 veta, të cilën e mesojmë nga lista që ka përpiluar mësuesi i gjuhës serbe në fshatin Labënishtë, me emrin Sandre Kojeski, që u’a dorëzon autoriteteve ushtarako-çetnike serbe. Për t’i pushkatuar 12 fshatarët e arrestuar i dërgojnë në vendin e quajtur “krasta“, në rrugën për në fshatin Borovec, ku i pushkatojnë: Ajrush Qazimin, Selman Mahmutin, Ali Hoxhën, Afuz Mustafa Bajramin dhe Shaziman Saliku, ndërkaq Murteza Demishi (merrë 9-të plagë), Asan Rrahimi, Maksut Mustafa, Kapllan Qazimi e Zenel Iseini plagosen rëndë. Për këto masakra shkruan edhe Angjelko Krstiqi, në “Seçavanje”, Beograd, 2000, faqe 113-114, ku në mes tjerash konfirmon emrat e të pushkatuarve si dhe kapitenin e ushtrisë serbe Kovaçeviqin, i cili kryen këtë masakër.

Ushtria serbe pasi rrethoi fshatin Kalishtë i torturuan rëndë shumë banorë të këtij vendbanimi si: Musa Elmazin, Shefik Krastën, Shukri Elmazin etj, të cilët i marrin më pasë në Strugë për t’i pushkatuar, por daja i Shukri Elmazit, Ali Xhigeri nga Struga, pasi pagon 20 napolona flori arrin t’ua shpëtoj jetën të arrestuarve kalishtarë.

Pjesmarrja e Ladorishtarëve në Kryengritjen e shtatorit 1913 ka qenë e madhe, një numër prej të cilëve ngelën të vrarë edhe në luftën e Petrinjës si: Baftiar Ajro, Nuri Mehmet Hoxha, ndërsa Halil Klenja e Elez Ajro nga plagët e marra në frontin e luftës vdesin në Ohër. Në Grykën e Merases ushtria serbe masakron: Bilal Çollakun, Maksut Ajron dhe Zylyftar Klenjën. Pas dështimit të kryengritjes, shumica e pjesmarrësve duke i’u frikësuar terrorit të tërbuar serb, tërhiqen në Shqipëri. Pak ditë pas kryengritjes, forcat serbo-çetnike rrethojnë fshatin dhe pasi i tubojnë tërë burrat e mbetur në fshat në oborrin e xhamisë së fshatit i torturojnë në mënyrë shtazarake, duke i shpuar me bajoneta, shumica e të cilëve si pasojë edhe vdesin.

Sipas dëshmive të një fshatari (rreth 78 vjeç), që kishte dëgjuar nga babai i tij, që kishte marrë pjesë edhe ai në luftën e Petrinjës, në mesë tjerash na tha: “ Emro Sinanin, pasi e kanë arrestuar i drejtohet Pop Sarafini, ideologu i të gjithë këtyre masakrave dhe udheheqës i falangave serbe “e Emro, çdo të bëjmë me ty? Ai i është përgjigjur: ”Unë kollonin tim e hargjova në Petrinjë“. Atëherë Pop Sarafini nxjerr revolen dhe pa humbur kohë e vret Emron. Pas këtyre akteve barbare fallangat serbo-çetnike e plaçkisin fshatin dhe në fund ia vëndojnë zjarrin.

Për këto krime makabre të dhëna mjaft interesante dhe që e vërtetojnë këtë na sjell koloneli Austro-Hungarez Mitzel, anëtar i komisjonit për caktimin e kufirit lindor dhe verilindor i autorizuar nga Konferenca e ambasadorëve në Londër. Në “Ditarin“ personal që mban datën 29 tetor 1913, në mes tjerash shënon se: ”në fshatin Ladorishtë, një pik ku komisjoni për caktimin e kufirit aty nga mesi i muait tetor u ndal në këtë fshatë, ku para syve të anëtarëve të Komisjonit ishte shfaqur një shfaqe e tmerrshme: nga 320 shtëpi që ka pasur kjo qendër, 300 prej tyer ishin djegur nga serbët dhe nga 1500 banorë që ka pasur ky fshat kishin mbetur vetëm 100 vetë.



Dhuna dhe terrori i ushtrisë serbe që ushtroi në Pellgun e Ohrit pas Kryengritjes së Shtatorit të 1913, i detyroi të shpërngulen pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare në këtë rajon në drejtim të Shqipërisë. Por edhe këtu dhuna dhe krimet ndaj këtyre hallexhinjëve nuk kishte të mbaruar. Forcat e renegatit Esat Pashë Toptani pasi arrestojnë 13 burra nga rajoni i Strugës që halli i madhë i detyronte të shkojnë atje, pa fie turpi u’a dorzoj fallangës serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre sllavo-maqedonas si: Ligor Llozhani, Simon Morovishtës dhe Nestor Drasllavicës, të cilët pasi i torturojnë të trembëdhiet burrat më në fund i djegin të gjallë: Met Zhakun, Mefail Selën, Mefail Agën nga Ohri, Beqir Pollozhanin etj, në fushën e Domosdovës.

Shfarosja fizike si formë e egërsisë së veçantë ishte pjesë e planit strategjik serbo-madh. E.Durham, duke i’u referuar komisjonit të Institutit Bamirës Amerikan vlerësonte se “Mizoritë e përgatitura nga “Dora e Zezë” serbe ishin të vërteta. Forcat ushtarake në front dhe forcat e posaçme territorjale të “Dorës së Zezë” dhe të “Narodna Odbranës”, ishin autorët kryesor dhe të përhershëm në zbatim të planit shfarosës, ndërsa autorët e këtij plani ishin elementët më ç’njerëzor të qeverisë, të oborrit mbretëror, të parlamentit, të komandës supreme dhe të intelegjencës që përbëjnë forcën më barbare të reakcionit feudalo-borgjez serb dhe që rrugdaljen për një Serbi të Madhe dhe robëruese si ajo e Car Dushanit në shek. XIV, e shikonin në shfarosjen e popujve fqi ose në asimilimin e tyre ku në epiqendër kishin vënë kombin shqiptar per zhdukje. Në këtë drejtim një vend të veçant i kushtohej asgjesimit fizik.

Thelbi i kësaj platforme ishte: Shfarosja e shqiptarëve për paqen serbe në trevat etnike shqiptare, ku serbët duhej të mbijetonin ndërsa shqiptarët të zhdukeshin, si edhe Shqipëria të shëndrrohej në Sërbi. Faktet dëshmojnë për zbatimin e kësaj platforme. Muajt e fundit të vitit 1912 dhe gjatë vitit 1913 shënojnë një nga kulmet e genocidit serb në fshatrat shqiptare të Pellgut të Ohrit. Me rastin e masakrës dhe zhdukjen nga faqja e dheut të fshatit Bukovë, i cili pas Kryengritjes së Shtatorit nuk u ngjallë kurrë, ngeli rrënojë, si dhe me dy masakrat e para të fshatit Pesoçan në nëntor të vitit 1912 dhe në tetorin e vitit 1913, pas deshtimit të Kryengritjes së Shtatorit. Banorët e Pesoçanit marrin pjesë masovikisht në këtë kryengritje. Pas disfatës kriminelët serbosllavë dhe komitat e Godivjes në Debërcën e Epërme e kanë njohtuar komandantin e qarkut të Ohrit se banorët e Pesoçanit kanë marrë pjesë aktive dhe masive në Luftën e Petrinjës. Ky fakt ka shërbyer si preteks që Duko i Pesoçanit i shoqëruar nga xhandarët serb dhe forcat e posaçme territorjale të “Dora e Zezë” e të “Narodna Odbranës“ që aty nga mesi i muait tetor 1913, në festën e Bajramit gjatë faljes së namazit e rrethojnë xhaminë e fshatit, i arrestojnë që të gjithë 74 burrat, së bashku me imamin e fshatit, i ekzekutojnë që të gjithë në mesë të fshatrave Bellqishtë e Zlestë .

Për dy masakrat e para të fshatit Pesoçan në vitet 1912-1913 do t’i referohemi dhe dokumenteve të shkruara në mesin e të cilëve është edhe studjuesi bullgar Kiril Perliçevi, i cili në librin e tij “Српските режиме револуционата борба во Македонија(1912-1915) “, botuar në Sofie në vitin 1917, faqe 133-134, jep listën e plotë të masakruarve e të zhdukurve në fshatin Pesoçan që arrin shifrën 79 dhe atë:

Mehmet Abedini, Azis Podzhapi, Algu Podzhapi, Zeqir Ajdari, Bimbil Naumi, Destan Asani, Vebi Ademi, Usein Ademi, Bajram Muharremi, Arif Ibraimi, Dilaver Arifi, Ferat Saiti, Ilaz Asani, Maksut Bajrami, Dalip Bajrami, Alit Abazi, Amza Aliti, Abaz Amiti, Tela Bajrami , Baftjar Bajrami, Sabit Osmani, Muamer Osmani, Aqif Musa, Nexhat Musa, Demirali Selmani, Bajram Kurtishi, Ramadan Kurtishi, Nealuz Kadriu, Etem Ademi, Sefedin Amiti, Dilaver Amiti, Qamil Ramadani, Mehmet Xhaferri, Alit Xhaferri, Mersim Xhaferri, Aziz Amiti, Al Haxhizi, Zejnulla Arsllani, Usein Asllani, Mehmet Arsllani, Getali Rexhepi, Azem Dalipi, Xhezair Adili, Nezir Xhemili, Muslim Abduli, Kaliq Sherifi, Tefik Sherifi, Bajram Ramadani, Musa Sherifi, Rexhep Musa, Rifat Muharremi, Amrulla Muharremi, Amdi Ajrullai, Tefik Ajrullai, Miftar Rrahmani, Isak Ibraimi, Tefik Demirsaliu, Baftjar Beqiri , Kapllan Jusufi, Demush Jusufi, Jonuz Jusufi, Kadri Ranko, S Maliku, Izeir Zyberi, Demir Shaini, Mazllum Shaini, Nexhip Musa, Ismail Musa, Kapllan Sherifi, Pasha Sherifi, Bexhet Musa, Shaziman Jashari, Nuredin Jashar , Raif Destani, Demush Jusuf, Jonuz Jusufi dhe Usein Ramadani.



Ky punim nuk pretendon se janë përfshirë të gjithë krimet dhe genocidi që është ushtruar nga ushtria serbe dhe forcat territorjale “Dora e Zezë“ dhe “Narodna Odbrana“ që janë kryer në vitet 1912-13 ndaj fshatrave shqiptare në trevat Lindore etnike, e cila edhe më tej do të plotësohet në të ardhmen me të dhëna të reja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi