Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova ndaloi shkuarjen e Serbisë në Ohër Empty Kosova ndaloi shkuarjen e Serbisë në Ohër

Sat 15 Jun 2013 - 18:57
Serbia bojkotoi dje Konferencën “Bashkë për Paqen dhe Sigurinë Globale” të vendeve të Kartës së Adriatikut të mbajtur në Ohër. 
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë theksoi se ministria homologe serbe në momentin e fundit ka bërë të ditur anulimin e pjesëmarrjes, ndërsa jozyrtarisht mësohet se shkas për këtë vendim ka qenë pjesëmarrja e Kosovës dhe ministrit të saj të mbrojtjes, Agim Çeku në këtë konferencë rajonale të Kartës së Adriatikut apo të ashtuquajturit Grupi A5. 
“Për fat të keq nga Republika e Serbisë, në moment të fundit vendosën të mos jenë pjesë e kësaj konference, për arsye të cilat ata vetë i kanë të njohura”, ka theksuar ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i pyetur lidhur me mospjesëmarrjen e palës serbe. 
 Të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut A-5, së bashku me SHBA-të dhe përfaqsuesit e NATO-së në Maqedoni, ishin ftuar në një konferencë të ministrave të mbrojtjes në Ohër, ku disa vende u përfaqsuan në nivel zëvëndësministrave, disa në nivel ambasadorësh ndërsa ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vuçiq e ka bojkotuar këtë konferencë, transmeton INA. Pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan me prani në konferencë, Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia, Kosova, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, ndërsa Serbia e ka bojkotuar konferencën e titulluar “A-5”, e cila më para është quajtur Konferenca “A-3”, raporton Koha Ditore.
Më herët në fillim të muajit, Serbia kishte inistuar te Maqedonia (dhe kjo e kishte dëgjuar) të mos e thërriste Kosovën në samtitin e vendeve të Evropës Juglindore. Por samiti u bojktokua nga shumë vende të rajonit dhe për pasojë ai u anulua nga organizatori.  



/almakos.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi