- ulqinakuAnetari ri
- Gjinia :
Mosha : 41
Postime : 2
Anetaresuar : 19/07/2013
Policë serbë patrullojnë në Ohër
Fri 19 Jul 2013 - 16:25
Patrulla të përziera me policë serbë dhe maqedonas prej sot do të kujdesen për rendin dhe qetësinë publike në Ohër, njofton MPB-ja e Ohrit.
Policët serbë do të dalin në terren vetëm të shoqëruar nga kolegët e tyre maqedonas, dhe nuk do të kenë autorizime policore si dhe gjatë realizimit të punës policore në terren do të jenë të detyruar të veprojnë në përputhje me legjislacionin nacional të Republikës së Maqedonisë.
Siç informon policia e Ohrit, policët serbë nuk do ta mbajnë armën zyrtare e as pajisjen tjetër zyrtare. Gjatë realizimit të masave policore në terren, ata do t’u japin përkrahje nëpunësve policorë të SPB-së së Ohrit në aktivitetet e tyre parandaluese të orientuara drejt sigurimit të rendit dhe qetësisë publike dhe kontrollit të objekteve hotelierike dhe do të jenë përkrahje për qytetarët nga Maqedonia dhe Serbia që do të qëndrojnë në Ohër gjatë sezonit turistik, transmeton Portalb.
Patrullat e përbashkëta policore në Ohër do të realizohen deri më 15 shtator, kur në Ohër në dy ndërrime do të patrullojnë nga një nëpunës i uniformuar policor dhe një inspektor policor i policisë kriminalistike të MPB-së së Serbisë.
Patrullat e përbashkëta policore janë rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe të Serbisë për bashkëpunim policor, që u nënshkrua më 30 nëntor 2011.[

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi