Trajtim i ri për sklerozën e shumëfishtë
Sun 16 Jun 2013 - 18:14
Astrit Lulushi
Shkencëtarët thonë se kanë arritur një përparim në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje gjymtuese auto-imune që sulmon muret e jashtme të qelizave nervore, përfundimisht duke i bërë të paaftë personat që preken nga ky dëmtim neurologjik. Trajtimi i ri përfshin largimin e qelizave të sistemit imun përgjegjës për sklerozën e shumëfishtë.
Në sklerozën e shumëfishtë, qelizat e bardha të gjakut të sistemit imunitar, të quajtura qelizat T, çorientohen, duke sulmuar shtresën e jashtme mbrojtëse të qelizave nervore apo myelin. Në individë të shëndetshëm, qelizat T ose leukocytes janë përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave të tumorit ose ato të infektuara.
Myelin përshpejton transmetimin e impulseve nervore prej trurit dhe palcës kurrizore për gjymtyrët dhe nervat optike, të cilat gjithashtu janë të mbështjella me myelin.
Kur myelin shkatërrohet, impulset motorike nervore bllokohen, duke rezultuar në paaftësi të rënda dhe verbëri në shumë njerëz me sklerozë të shumëfishtë apo MS. Në mbarë botën, rreth milion njerëz janë të prekur nga MS.
Në një studim në revistën “Science Translational Medicine” Antigen-Specific Tolerance by Autologous Myelin Peptide?Coupled Cells: A Phase 1 Trial in Multiple Sclerosis , shkencëtarë amerikanë dhe gjermanë kanë zhvilluar një terapi që ndalon sulmin kundër myelinës pa dëmtuar funksionin normal të sistemit imunitar. Autorët thonë se trajtimi eksperimental synon qelizat T të trurit që janë përgjegjës për sëmundjen. Terapia është një qasje ndryshe nga trajtimet aktuale MS, të cilat e shtypin sistemin imunitar.
Lloji i ri i trajtimt përfshin marrjen e miliarda qelizave T nga një pacient dhe ngarkimin e tyre me antigjene myelin. Qasja është e ngjashme me mënyrën se si funksionin një vaksinë.
Antigjenet janë proteina të padëmshme nga një virus apo bakter që nuk shkaktojnë sëmundje por nxisin sistemin imunitar për të njohur dhe shkatërruar mikrobet shkaktojnë sëmundje, kështu që një person i ekspozuar më vonë me infeksion nuk sëmuret.
Nëntë pacientët me sklerozë të shumëfishtë në Hamburg, Gjermani u trajtuan me antigjenet myelin. Rezultati ishte se sistemet imunitarë të këtyre pacientëve i konsideruan si të huaja qelizat T të ngarkuara me antigjene, duke paaftësuar dhe vrarë leukocitet e dëmshme deri në 75 për qind
Megjithëse nuk është një kurë për MS, autorët e studimit besojnë se kjo qasje e re është një hap në drejtimin e duhur.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi