- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Trajtim për lëkuren e trupit
Wed 7 Nov 2012 - 17:32
Përse duhet të shpenzoni shuma marramëndese për të trajtuar trupin tuaj, kur fare thjeshtë mund të përgatisni në shtëpinë tuaj një maskë e cila nuk kushton, por që ka të njëjtin efikasitet. Gjithçka që ju duhet për të përgatitur këtë maskë janë; kripë ose sheqer, vaj të cilin e përdorni për trup për ta lëmuar lëkuren tuaj.
Ju kujtojmë që këtë maskë mund t’a përdorni edhe për lëkuren e fytyrës. Do t’ju mjaftojnë vetëm 10 minuta dhe do të krijoni një maskë të mrekullueshme. Sheqeri dhe kripa janë përbërës shumë të shëndetshëm për lëkuren, zgjidhni sheqer me kokrra të imëta për të mos arcaruar lëkuren, dhe nësë keni një lëkurë shumë të ndjeshme përdorni sheqerin me ngjyrë të mbyllur.
Vaji i trupit. Ju mund të përdorni vaj të ndryshëm, qoftë ai për një bebe, esencial, extra virgin, ose vaj ulliri. I përzieni përbërësit sëbashku dhe i vendosni mbi lëkurë të thatë, sepse ka më shumë efekt. Pastaj në dush, duhet të përdorni doreza për të masazhuar lëkuren, nëse nuk keni doreza mos u shqetësoni përdorni duart tuaja. Pra, hedhni gjithë masën e krijuar mbi doreza dhe i masazhoni në formë rrumbullake mbi lëkurë, tek pjesët më të ashpëra si bërryli, gjuri, thembra, duhet të shpenzoni më shumë kohë duke i masazhuar me maskë ose mund t’i lyeni ato me limon.
Pasi të keni masazhuar gjithë trupin, e hiqni masken me kujdes, nga trajtimi i mirë i kësaj maske nuk do keni nevojë të lyeni fytyren me hidratues.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi