Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda Empty Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda

Mon 17 Jun 2013 - 14:23
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministres së këtij vendi, Pichate Satirachaval.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar delegacionin nga Tajlanda për gjendjen aktuale politike në vend, duke theksuar nevojën që Kosova të lidhë marrëdhënie diplomatike me shtetin e Tajlandës.

 

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar delegacionin tajlandez edhe me potencialet ekonomik që Kosova posedon, si vend strategjikisht i përshtatshëm për investitorët.

 

“Ne jemi shumë të interesuar që të kemi marrëdhënie diplomatike me Tajlandën. Ne tashmë jemi pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare dhe jemi në rrugë e sipër për tu integruar edhe në OKB. Andaj besoj fuqishëm që një vendim i shtetit tuaj për njohjen e Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.

 

Në anën tjetër, Pichate Satirachaval, që njëherësh është edhe këshilltar i kryeministres së Tajlandës, ka thënë se shteti i tij është i interesuar që menjëherë të fillojë raportet ekonomike me Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se menjëherë pas kthimit në Tajlandë, kryeministres së këtij vendi do t’i raportojë për progresin demokratik që Republika e Kosovës ka shënuar në çdo aspekt, për të pasuar me shqyrtimin e njohjes së pavarësisë së shtetit tonë.

 

Delegacioni nga Tajlanda, ka ftuar zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli në një vizitë zyrtare në këtë shtet të Azisë Juglindore. 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi