“Dieta e tre orëve”: 5 kile më pak në një muaj...
Mon 17 Jun 2013 - 19:31
- Nëpërmjet kësaj diete të re amerikane do të keni mundësi të humbisni 5 kile në vetëm një muaj.
Është një dietë shumë e veçantë dhe rezultative, nëpërmjet së cilës do të keni mundësi të hani shpesh ato çka dëshironi dhe njëkohësisht të dobësoheni shumë shpejt
Dëshironi të humbisni plot 5 kile në një muaj? Asnjë produkt çudibërës apo dietë të fortë. Zgjidhja vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe quhet “dieta e tri orëve”. Ajo u ideua nga Jorge Cruise dhe mbështet objektivin për të eliminuar masën yndyrore në trup. Dieta shoqërohet gjithmonë dhe zakonisht me ushtrime fizike të përditshme dhe jo shumë të vështira. Cruise thotë se mjaftojnë 8 minuta në ditë.
Si funksionon kjo dietë?
Mund të hahet gjithçka nga pak (proteina, karbohidrate, fruta dhe perime), pa e ekzagjeruar dhe mbi të gjitha duke e ndarë ditën në 3 vakte dhe 2 nënvakte. Bëni shumë kujdes që vaktin nga vakti ta ndajnë tri orë. Për këtë fakt ajo ka marrë edhe emrin: “dieta e tri orëve”.
Si të hani
Dy rregulla para së gjithash: përtypuni ngadalë dhe mos hani tri orë përpara gjumit. Kështu që asnjë çokollatë dhe biskotë përpara se të shkoni të flini, edhe sistemi i tretjes duhet të pushojë.
Absolutisht për t’u evituar
Ashtu siç e thamë më lart mund të hani gjithçka, por duke ndjekur disa rregulla të arta: kurrë mos i përzieni proteinat dhe karbohidratet; kurrë proteina me proteina dhe karbohidrate me karbohidrate; yndyrnat nuk duhet të përzihen me sheqer apo mjaltë. Për shembull mozarela me domate dhe makarona me domate dhe jo makarona dhe mozarela. Ju mund të hani fasule me perime, por jo fasule me makarona, makarona me patate dhe patate me bukë.
Dozat
Ushqimi hahet në bazë të volumit që zë stomaku juaj. Çdo ditë duhet të konsumojmë 1400 kalori (maksimumi 100) dhe në çdo vakt kryesor në tavolinë duhet të keni proteina dhe perime, karbohidrate dhe fruta.
Cruise ka disa lloje menysh që i përshtaten të gjitha shijeve:
Të dashuruarit pas mishit
Për dashamirësit e mishit, për mëngjes këshillohen dy feta gjoks gjel deti, në zëmër një kek të vogël, për drekë tost me proshutë dhe sallatë me bishtajore, për pasdite (zëmër) një fetë djathi e fërguar dhe për darkë një fileto e vogël e shoqëruar me një sallatë të përzierë dhe patate të ziera.
Të dashuruarit pas karbohidrateve
Për adhuruesit e karbohidrateve për mëngjes këshillohet proshutë dhe djathë, për zëmër katër biskota, për drekë pica margarita, për zëmër (pasdite) 30 kikirikë dhe për darkë një pjatë makarona me karkaleca dhe lulelakër.
Zemër e shëndetshme
Për dashamirët e ushqimit të shëndetshëm për mëngjes këshillohet kos, një mollë dhe katër arra, si zëmër dy karota, në drekë një sallatë të përzier me domate, mango, qepë dhe karkaleca deti; për zëmër (pasdite) një banane, për darkë një gjoks pule të pjekur në skarë me perime.
Ajo u ideua nga Jorge Cruise dhe mbështet objektivin për të eliminuar masën yndyrore në trup. Dieta shoqërohet gjithmonë dhe zakonisht me ushtrime fizike të përditshme dhe jo shumë të vështira. Cruise thotë se mjaftojnë 8 minuta në ditë ikub.al
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi