Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15 Empty Sondazhi në Tiranë: Koalicioni i djathtë 17 mandate, i majti 15

Wed 19 Jun 2013 - 14:02
Sondazhi për Tiranën, 17 me 15 për mazhorancën

Partia Demokratike dhe koalicioni i saj rezulton fitues në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është rezultati që parashikon sondazhi i kompanisë “Euromedia Research”. Sondazhi, i cili ka anketuar banorë në gjithë Qarkun e Tiranës, koalicionin “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” e rendit fitues me 48.4 për qind të votave. Ndërsa koalicioni i majtë merr 45.5 për qind të votave. Ky rezultat, i përkthyer në mandate i jep PD 17 mandate në Tiranë, ndërsa koalicionit të PS, 15 mandate. Në nivel partish, sërish fituese renditet Partia Demokratike, por me dy për qind më shumë sesa koalicioni, në krahasim me Partinë Socialiste. Pyetjes se për kë do të votonin nëse zgjedhjet zhvillohen sot, 45.6 % i japin përgjigjur për PD-në, ndërsa për PS-së 40.1 %. Ndërkohë LSI-ja në Tiranë merr 5.2 për qind dhe PDIU 1.2 %, ndërsa Fryma e Re Demokratike merr, sipas sondazhit, 2.6 %. Ndërkohë pyetjes së cili koalicion do të kontrollojë Parlamentin, 46.5% e qytetarëve të pyetur në Tiranë i janë përgjigjur se do të kontrollohet nga koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. Ndërsa 45.4 janë përgjigjur se do të kontrollohet nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Kësaj pyetje 6.5 % e qytetarëve i janë përgjigjur pro Frymës së Re Demokratike. Të pyetur për modelin e fushatës, qytetarët shprehen se ajo e Partisë Demokratike duket më bindëse. Kështu 39.3 % e të pyeturve shprehen në favor të PD-së. Ndërsa 30.4 shprehen se fushata më bindëse është ajo e Partisë Socialiste. “Euromedia Research” është një kompani e specializuar për sondazhet në Itali. Kjo kompania ka realizuar rregullisht sondazhe për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Itali, duke qenë shumë afër rezultateve finale të zgjedhjeve. Kjo gjë e bën “Euromedia Research”, jo vetëm një kompani mjaft të njohur në Itali, por edhe të besueshme në të dhënat e saj. Veç rezultatit për zgjedhjet e 23 qershorit, “Euromedia Research” ka publikuar të dhëna dhe për çështje të tjera. Të pyetur nëse gjërat në vend po ecin në drejtimin e duhur, konkretisht 55 për qind e të anketuarve shprehen se “po”. Ndërsa 32 për qind e të anketuarve mendojnë se gjërat po ecin në drejtimin e gabuar. Sondazhi është bërë gjatë fundit të muajit maj dhe fillimit të muajit qershor. Ndryshe nga sondazhet e tjera, që marrin si kampione intervistomi rreth 1 mijë persona. Për këtë sondazh janë bërë 2000 mijë intervista. Sipas të dhënave të vetë kompanisë, sondazhi është bërë në mënyrë telefonike dhe ka përfshirë persona mbi 18 vjeç.

Koalicionet Tiranë

Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim 50.6%

Aleanca për Shqipërinë Europiane 47.7%

Partitë, Tiranë

PD 45.6 %

PS 40.1% 


KJ
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi