Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Makina që parkohet vetë  Empty Makina që parkohet vetë

Sat 22 Jun 2013 - 15:08
Makina që parkohet vetë  Volvo
Makthi më i madh i shoferëve, sidomos atyre të rinj në timon, është parkimi. Shpesh në kryeqendra urbane është e vështirë të gjesh vend, por edhe kur e gjen atë, ndonjeherë hapësira duket aq e vogël sa duhet të jesh i përpiktë për të mos dëmtuar mjetet e tjera.

Por kompania suedez e prodhimit të automjeteve, Volvo ka menduar gjithcka. Ajo ka kryer me sukses testimin mbi një makinë që vetëparkohet, mjafton të shtypës një buton në telefonin tuaj. I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë.

Sapo jep komandën për t’u parkuar, automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme.

Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonë inxhinierët e kompanisë suedeze, kanë qenë të sukseshme, por sërish duhet shumë punë, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, për ta nxjerrë në treg këtë risi…dhe për t’i dhënë fund mundit të parkimit. /Tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi