Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përlyen me gjak zgjedhjet, një person vritet në Laç Empty Përlyen me gjak zgjedhjet, një person vritet në Laç

Sun 23 Jun 2013 - 12:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Laçit. Burime policore bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri pranë qendrës së votimit në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi”.

Si pasojë e të shtënave, është vrarë një shtetas si dhe janë plagosur tre të tjerë. Dëshmitarët e pranishëm pranë kësaj qendre kanë thënë se një grup personash të armatosur nuk kanë lejuar që të hyjnë për të votuar disa shtetas, të cilët njiheshin si simpatizantë të PS. Sherri mes tyre u kthye në dhunë, ku dhe u përdorën armët. Mësohet se drejt Laçit janë nisur edhe forcat RENEA.

Viktima është komisioneri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, 52-vjeçari Gjin Pjetër Gjoni. Ndërkohë që janë plagosur edhe tre vetë të tjerë. Mes tyre, edhe kandidati i Partisë Demokratike, Mllih Fufi. Qendra e votimit është bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë. Policia ka gjetur në vendngjarje 15 gëzhoja, si dhe është në ndjekje të dy autorëve të krimit.

Lajmi në përditësim

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi