Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç Empty Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç

Sun 23 Jun 2013 - 14:05
Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç Votime1-1371969540
Një incident i rëndë është regjistruar në ditën e votimeve në Shqipëri, ku një person ka humbur jetën pranë një qendre votimi në Laç, dhe një tjetër është plagosur. 

Siç njofton korrespondentja jonë në terren, emri i viktimës është Gjon Pjetër Gjoni, dhe është komisionar i LSI-së.

Forcat e rendit të Qarkut të Lezhës njoftojnë se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit në Laç, e cila mbetet momentalisht e bllokuar, kurse procesi i votimeve është mbyllur.

Policia dyshon se viktima ka pasur një konflikt paraprak në qendrën e votimit, me një simpatizant të partisë kundërshtare.

Policia e Lezhës dyshon se konflikti është shkaktuar për shkak të përkatësisë politike të palëve të përfshira në incident, i cili eskaloi me të dalë nga qendra e votimit.

Incidenti besohet se ka ndodhur rreth orës nëntë.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka bërë thirrje për qetësi, dhe ka njoftuar se më vonë gjatë ditës do të shprehet për mediat.

Ndërkaq, i plagosuri nga ky incident ndodhet në spitalin ushtarak në Tiranë. /REL/
Sequi: Dhuna, e papranueshme, do vëzhgoj personalisht zonat ku janë shënuar incidente
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, po vëzhgon procesin zgjedhor në terren, duke u paraqitur personalisht në qendrat e votimit. Paraditen e sotme ai u ndal në qendrën e votimit në “Bajram Curri” në Tiranë, ku bëri apel për zhvillimin e zgjedhjeve në një atmosferë të qetë e të paqtë.
Ambasadori i BE-së komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në një qendër votimi në Laç, ku një person u vra dhe 3 të tjerë u plagosën me armë zjarri, duke theksuar se standardet europiane e refuzojnë dhunën.
Ambasadori Sekui tha se do të vijojë të vëzhgojë procesin, madje nuk përjashtoi mundësinë që të udhëtojë personalisht drejt zonave ku janë konstatuar probleme dhe incidente.
“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë. Unë vetë personalisht nuk e përjashtoj mundësinë të shkoj në ato zona që duken më të ndërlikuara,” deklaroi Sequi.  
Nishani e Berisha apelojnë për qetësi
Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Sali Berisha, kanë ftuar shqiptarët që të tregojnë përgjegjësi dhe maturi duke dalur masivisht në votime. Ndërsa, as presidenti as kryeministri nuk kanë komentuar incidentin në Laç, liderët e së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë dënuar aktin duke e bërë përgjegjës Berishën.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” , shoqëruar nga bashkëshortja e tij Odeta dhe djali i tyre, që voton për herë të parë. Për presidentin e vendit, kjo është një dite tërësisht e qytetarëve.
“Ftoj shqiptarët të tregojnë maturi, qetësi, përgjegjësi civile duke votuar masivisht, duke respektuar maksimalisht rregullat e votimit, komisionerët dhe administratën zgjedhore, duke respektuar rendin në gjithë vendin e qendrat e votimit”, tha Nishani.
Ai në mënyrë të veçantë ka uruar ata që votojnë për herë të parë, duke thënë se ata në familje kane një votues për herë të parë, djalin. “U them, paçin dorën e mbarë për fatet e vendit”, tha Nishani.
Ai ka uruar që të mos shënohen incidente. “U bëj apel qytetarëve dhe u kujtoj që partitë dhe ideologjitë janë të ndryshme, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj është një. Qetësi, maturi, ne votojmë për parti të ndryshme por jemi të gjithë një, shqiptarë”, tha ai
Ndërkaq kryeministri Sali Berisha ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që votoi në këtë ditë zgjedhjesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, kKryeministri ftoi të gjithë votuesit që të marrin pjesë në proces, ndërsa siguroi se vota e çdo qytetari do të respektohet plotësisht.
”Ftoj të gjithë shqiptarët që të votojnë sepse këto zgjedhje janë përcaktuese për katër vitet që vijnë. Uroj ata që votojnë për herë të parë, si dhe falënderoj emigrantët që kanë ardhur në Atdhe për të ushtruar këtë të drejtë”, tha Berisha.
Kryeministri bëri thirrje për çdo anëtar partie, çdo simpatizant dhe mbështetës që ta shndërrojnë këtë ditë në një ditë feste dhe mirëkuptimi.
Këtë mesazh Berisha e dha, në një kohë kur në Laç është regjistruar një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një përkrahësi të LSI dhe plagosjen e një kandidati të Partisë Demokratike.
”Ende nuk kam marrë informacionin e duhur për këtë incident, por do të bëj një prononcim tjetër pasi të marr informacionin e plotë”, tha Berisha. /RTK/
Rama e Meta në Laç: Dilni e votoni, Berisha nuk e mban dot pushtetin me gjak
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga Laçi, i bënë apel Policisë së Shtetit që të mos mbrojë kriminelët. Ata po ashtu u bënë thirrje qytetarëve që të votojnë, duke theksuar se Berisha nuk e mban me gjak pushtetin.
“Edhe tani që po flasim, Policia e Shtetit, nuk është në krye të detyrës. Forcat kriminale, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, janë hedhur në një operacion në orët e para të mëngjesit. Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje. Nuk ka asgjë që ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur dhe organizuar për të mbrojtur çdo votë. Këto janë përpjekje për të larguar dhe trembur votuesit dhe për të diktuar një vullnet që është krejtësisht minoritar. U lutem qytetarëve që të dalin familjarisht në votim. Nuk ka kriminel që e pengon popullin të vendosë. I them drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që të ndahet nga ky flirt me forcat kriminale dhe ta bërë policinë në shërbim të qytetarëve. Kemi hasur që nga Kukësi, por në të gjithë veriun, një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar se veriu do vendosë për të ndryshuar,” tha Rama. 
Kurse kryetari i LSI, Meta, tha se ai vetë i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Shtetit që të ndalojë gjakderdhjen në zonën e Laçit. “Banditët e kriminelët, që aktualisht janë përpara qendrave të votimit, janë të mbështetur nga policia dhe nga kupola e lartë e Policisë së Shtetit. Vetë Drejtori i Policisë së Shtetit është në mbrojtje të kriminelëve të PD. Sali Berisha e di mirë se nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Ai me banditë dhe me gjak nuk qëndron në pushtet. Kriminelët nuk i mbron dot as Berisha, as Flamuri, as Kuliçi. Njerëzit të dalin të votojnë. Fitorja do jetë plebishitare,” tha Meta. /Tema/
Shqipëri, nisin votimet për zgjedhjet e përgjithshme
Shqipëria nisi sot votimin për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare pas një fushate entuziaste të dy koalicioneve më të mëdha, për të cilat parashikohen rezultate të ngushta. Procesi i votimit është hapur normalisht në pjesën më të madhe të vendit me shqyrtimin e materialeve zgjedhore nga komisionerët dhe pas kësaj rutine nis votimi i qytetarëve. Sipas të dhënave zyrtare numri i përgjithshëm i votuesve është rreth 3,3 milionë shqiptarë me të drejtë vote, megjithatë një numër i konsiderueshëm i tyre nuk jetojnë në Shqipëri për shkak të emigrimit masiv.
Njoftimet e para tregojnë se materialet zgjedhore janë shpërndarë normalisht në të gjithë vendin dhe komisionet janë të gatshme për të regjistruar garën, e cila ka filluar të paktën 6 muaj më parë. Edhe pse me 3 karrige bosh, KQZ-ja me 4 anëtarë bëri të mundur pajisjen e komisioneve në 12 qarqe me materiale të zakonshme të votimit, ndërsa nuk u realizuan dot 2 eksperimentet për numërim elektronik të votave në Fier dhe për verifikimin e kartave të identitetit në kryeqytet.
Veprimtaria e KQZ pritet të vështirësohet me kalimin e kohës, kur duhet të mbyllet procesi i votimit dhe kur duhet të administrohen rezultatet me 5 vota komisionerësh. Në komisionet e qendrave të votimit anëtarët janë ndarë midis forcave kryesore, ndërkohë që janë angazhuar një numër i madh vëzhguesish partiakë dhe të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë. Ata kanë koordinuar veprimtaritë për të mbuluar 12 qarqet dhe për të vërejtur nëse do të ketë parregullsi të mëdha apo manipulime të qëllimshme.
Qeveria ka deklaruar angazhimin e saj të plotë për zgjedhje të lira dhe të rregullta, megjithatë këto deklarata nuk i kanë qetësuar dyshimet e opozitës për manipulimet me listat dhe kartat e identitetit. Militantë të të dyja koalicioneve janë përfshirë në mbikëqyrjen e kujdesshme të procesit zgjedhor ku ekziston një mosbesim i gjerë për veprimet e kundërshtarëve. Raporti i parë i vëzhguesve ndërkombëtarë do të jetë të hënën mbasdite dhe raporte më të detajuara priten gjatë ditëve në vazhdim.
Një tjetër dilemë e procesit është nëse humbësi do të njohë rezultatin duke fashitur dyshimet mbi procedurat. Në proceset zgjedhore të Shqipërisë, është bërë tashmë e zakonshme që njerëzit votojnë të qetë gjatë gjithë ditës por tensionet dhe mosbesimet kthehen në mbrëmje gjatë numërimit të votave.
BE ka deklaruar se këto zgjedhje janë një provë e rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe gadishmërinë e Shqipërisë për t'u integruar në institucionet europiane. /VoA/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç Empty Re: Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç

Sun 23 Jun 2013 - 14:53
Me vjen shuum keq ..edhe  gjitha zgjedhjet Jo vetetm te shqiperspo te gjitha botes , nuk jan me te rendesishme se sa nji jete e nji njeriu.

po them sa te lira jan bere jetrat e njerzive..ncncnc
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç Empty Re: Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç

Sun 23 Jun 2013 - 18:36
berisha me ushtrine e tij vrasese don me e marre pushtetin me cdo kushte......imagjino as vdekja nuk e ndal ate njeri.....l.
XHEVAT.TE
XHEVAT.TE
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 22
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : TETOVA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/08/2012
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç Empty Re: Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç

Sun 23 Jun 2013 - 21:19
i shperhin keqardhje ngushlime per familje te ndjerit
Sponsored content

Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç Empty Re: Zgjedhjet në Shqipëri: Vritet një person në Laç

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi