Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

87 mijë demokratë braktisin Sali Berishën, shkërmoqet PD, katandiset si në ’97 Empty 87 mijë demokratë braktisin Sali Berishën, shkërmoqet PD, katandiset si në ’97

Fri 28 Jun 2013 - 20:26
87 mijë demokratë braktisin Sali Berishën, shkërmoqet PD, katandiset si në ’97 Thumb_250x150
Nga Adriatik Doçi

Shpartallimi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit është i gjithanshëm dhe katastrofik për të ardhmen e selisë blu. Partia që solli pluralizmin në Shqipëri, sot është izoluar vetëm në Qarkun e Kukësit si dhe është katandisur në parti e tretë në shumë zona të vendit. Partia që solli pluralizmin në Shqipëri, vitet e fundit u degradua në një plaçkë dhe mburojë e familjes kryeministrore, për të vjedhur shqiptarët si dhe për të komanduar drejtësinë. Por, ndëshkimi nuk ka vonuar. Çfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike? Ka ndodhur ajo që nuk mund të imagjinohej. Ndërsa numri i votuese është rritur, 100 mijë demokratët kanë braktisur Partinë Demokratike dhe Sali Berishën në zgjedhjet e 23 Qershorit. Mbi 100 mijë demokratë i kanë thënë jo mënyrës se si Sali Berisha po e menaxhon dhe e përdor Partinë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 2009, Partia Demokratike ka marrë në rang kombëtar 610.463 vota, përthyer në përqindje, 40.18 % dhe 68 mandate. Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Partia Demokratike ka marrë në rang kombëtar 524800 vota, përthyer në përqindje, 30.6% dhe 48 mandate. Në harkun kohor të katër viteve, Partia Demokratike, në vend që të rriste elektoratin, ka humbur rreth 100 mijë vota. As në vitin e zi të 1997 Partia Demokratike nuk është katandisur në këtë gjendje. Askush nuk mund të imagjinonte një disfatë të tillë. Por, ndërsa Partia Demokratike është rrudhur me 100 mijë vota, Partia Socialiste është rritur me 100 mijë vota. Zgjedhjet parlamentare të 2013 konfirmon Partinë Socialiste si partinë më të madhe në Shqipëri me një diferencë të madhe votash me çdo parti tjetër në Shqipëri. Në zgjedhjet parlamentare të 2009, Partia Socialiste ka marrë në rang kombëtar 620.586, përthyer në përqindje, 40,85 %, 65 mandate. Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Partia Socialiste ka marrë në rang kombëtar 711765 vota, përthyer në përqindje, 41.5 %, 66 mandate.

Surpriza e LSI

Një rezultat surprizë ka arritur në këto zgjedhje edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Deri më tani, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 176015 vota, përthyer në përqindje, 10.4 për qind. LSI pitet të shkojë në 200 mijë vota. Votat e LSI, falë koalicionit me PS dhe sistemit zgjedhore, janë konvertuar të gjitha në mandate deputetësh. Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë mandate në të gjitha qarqet e vendit, duke përjashtuar Kukësit. Krahasuar me rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 2009, Lëvizja Socialiste për Integrim është rritur me gati 100 mijë vota në rang kombëtar.

Zgjedhjet e 2011

PS ka thelluar diferencën me PD në numër votash edhe krahasuar me zgjedhjet e 2011. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka mundur që të marrë më shumë se 100 mijë vota kundrejt Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 2011. Kështu, PS ka mundur që të marrë në rang vendi 401 927 vota, përkundrejt 309 442 votave të Partisë Demokratike. Ngushtimin e kësaj diference e ka bërë LSI, e cila ka mundur që të marrë 108 246 vota. Si koalicion, mazhoranca qeverisëse pati një mbështetje më të madhe popullore. Kështu Aleanca për Qytetarin arriti të marrë rreth 643 mijë vota. Ndërkohë Aleanca për të Ardhmen 576 mijë vota. Ndërkaq, në zgjedhjet e 2009, Partia Socialiste kishte vetëm 10 mijë vota më shumë se sa Partia Demokratike, ndërsa LSI arriti të marrë rreth 85 mijë vota si koalicion./SOT/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi