Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha Empty “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

Fri 28 Jun 2013 - 21:27
“Të dhëna të reja mbi marrëdhëniet greko-shqiptare krijon fitorja e gjerë elektorale e Partisë Socialiste të Edi Ramës, ku ilustrohen gjithashtu edhe problemet serioze me të cilat ballafaqohet minoriteti grek, në përpjekjet e tij për vazhdimësinë e përfaqësimit politik”, kështu shkruan sot gazeta greke “Ethnos”.
“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha 69740
“Kryesocialisti shqiptar Edi Rama edhe pse ruajti një marrëdhënie rudimentare me PASOK-un grek si një parti “motër", i kishte praktikisht “zero” marrëdhëniet politike me Athinën, e cila në vitet e fundit investoi tek "përvoja dhe besueshmëria" e Sali Berishës”, vijon gazetari në shkrim.

Ai vëren se një pikë kthese në marrëdhëniet e zotit Rama me Greqinë ishte iniciativa në Gjykatën e Lartë Kushtetuese, për marrëveshjen greko-shqiptare mbi delimitimin e zonave detare, duke e anuluar përfundimisht atë, gjë që çoi në "ngrirjen" e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gazeta thekson se Rama sigurisht ka vënë një prioritet të lartë të qeverisë së tij kapërcimin e problemeve lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të thellë, në mënyrë që të hapë rrugën për perspektivën Europiane të Shqipërisë.

Duke kaluar te partia e pakicave greke, PBDNJ, “Ethnos” shkruan: “Në bashkëpunim me Partinë Socialiste u shfaq në zgjedhje PBDNJ, pika fokale e minoritetit grek”.

Sipas gazetës, PBDNJ në zgjedhjet e mëparshme bashkëpunoi me Partinë Demokratike, një "martesë" që u shpërbë pas deklaratave nacionaliste dhe irredentiste të bëra nga z. Berisha mbi "Shqipërinë e Madhe" dhe pas bashkëpunimit të tij me partitë ekstreme të çamëve. “E ballafaquar me vështirësi shumë të mëdha, PBDNJ arriti të mbijetojë politikisht dhe sipas shifrave paraprake, kreu i saj Vangjel Dule arrin të zgjidhet në Vlorë dhe Andrea Martos në Tiranë në fletën e votimit të Partisë Socialiste. Me Partinë Socialiste dhe Partinë e Ilir Metës në Gjirokastër dalin dy deputetë të pakicës, respektivisht Anastas Angjeli dhe Vangjel Tavo”, përfundon shkrimi i “Ethnos”.
Ballkanweb
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha Empty Re: “Ethnos”: Shqipëria kthen faqe, Athina investoi te Berisha

Sat 29 Jun 2013 - 0:03
Po ku tjeter do investonte Athina dhe Beogradi mo, te miku i tyre i shtrenjte...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi