Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rama për "Kathimerini": “Acari” në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri mbaroi Empty Rama për "Kathimerini": “Acari” në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri mbaroi

Sun 30 Jun 2013 - 19:06
Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” ka intervistuar fituesin e zgjedhjeve 2013 në Shqipëri, Edi Rama, i cili iu është përgjigjur disa pyetjeve, veçanërisht mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe mbi disa tema të “ngrira”, siç janë kufijtë detarë mes vendeve.

Gazetari shprehet se “deklaratat nacionaliste të kryeministrit Berisha i çuan marrëdhëniet mes dy vendeve në një temperaturë siberiane” dhe pyet Ramën se çfarë do të bëjë për të përmirësuar këtë klimë. “’Acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, ka siguruar kreu i PS.

Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Rama i është përgjigjur: “Duhet të bisedojmë për të gjetur zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit”. “Jetojmë në kohë të ndryshmë nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”, ka deklaruar Rama.

Për atë se çfarë shpreson nga pala greke në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, Rama është shprehur se “koha që jetojmë na nxit të gjithëve në rajon të rinovojmë mënyrën sesi në shohim Evropën dhe atë sesi Evropa na sheh ne. Në këtë kontekst Greqia ka një rol për të luajtur”.

Lidhur me frikën e kundërshtarëve politikë se mund të përndiqen ata apo edhe vetë Berisha, të cilin Rama e ka cilësuar të korruptuar, kreu i PS thekson se “Rezultati i këtyre zgjedhjeve është është rikthim i popullit në pushtet, i cili ishte për një kohë të gjatë nën pushtetin e një njeriu të vetëm. Fitorja ishte triumf që na ngarkoi me përgjegjësi të vlerësojmë mbi të gjitha që populli shqiptar do një ndryshim shumë më të madh, sesa thjesht një ndryshim politik dhe ngjyrash. Fitorja është kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të të bërit politikë gjatë qeverisjes së vendit. Epoka dramatike e qeverisjes, që ishte perceptuar si qeverisja “one man show” me një kryeministër që ishte njëherësh president, kreu i drejtësisë, prokuror i përgjithshëm, kreu i Shërbimit të fshehtë dhe drejtori i RTVSH etj., u mbyll njëherë e mirë të dielën e shkuar nga populli shqiptar. Qytetarët kanë hapur një epokë të re me votën e tyre të qartë dhe nuk ka kthim pas”, përfundon intervistën kryetari i PS, Edi Rama./bw
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi