- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Jepet viza e parë kosovare
Mon 1 Jul 2013 - 19:27
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së vizës së parë të Republikës së Kosovës, që është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll.
Ministri Hoxhaj ka vlerësuar rëndësinë që ka për Republikën e Kosovës procesi i përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.
Ai shtoi se funksionalizimi i plotë i Qendrës së Vizave ka rëndësi të trefishtë për Republikën e Kosovës. “Vendosja e regjimit të vizave nga sot do të mbrojë Republikën e Kosovës ndaj lëvizjes së paligjshme, trafikimit të njerëzve dhe migracionit ilegal. Në të njëjtën kohë hap mundësi për shtetasit e huaj që Kosovën ta vizitojnë për qëllime turistike, arsimore, biznesore etj. Dhe e treta, është përmbushje e një kriteri të Bashkimit Evropian, i cili është parakusht për procesin e Liberalizmit të Vizave”, theksoi Hoxhaj.
Duke e cilësuar këtë si ditë historike për popullin dhe shtetin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka shpërndarë vizën e parë të Republikës së Kosovës për shtetasin e Ganës, Edem Adzogenu, transmeton telegrafi.
Funksionalizimi i plotë i Qendrës së Vizave të Kosovës, sipas ministrit Hoxhaj, është edhe forcim i subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës, e cila po i bashkohet shteteve të fuqishme në rajon dhe Evropë, të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces të rëndësishëm.
Ministria e Punëve të Jashtme sot ka filluar implementimin e regjimit efikas të vizave që është baza për trajtimin e të huajve në aspektin e vizitorëve, migracionit, studentëve, bashkimin familjar, refugjatëve dhe azilkërkuesve të listuar në vendimin e Qeverisë, për të cilët është vendosur regjimi i vizave me Kosovën.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar përkrahjen e fuqishme të Qeverisë Norvegjeze dhe Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë për jetësimin e këtij projekti.
Konsullata e Përgjithshme në Stamboll ka përfunduar të gjitha përgatitjet e parapara për fillimin e zbatimit të pilot projektit për lëshimin e vizave të Republikës së Kosovës në përputhshmëri me Vendimin e Qeverisë për vendosjen e regjimit të vizave.
Ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, kishte marrë vendim për përcaktimin e Taksës së Vizave që do të lëshohen për të huajt në misionet konsullore të Republikës së Kosovës. Vendimi i marrë në përputhje të plotë me aktet ligjore në fuqi, parasheh që Taksa do të aplikohet sipas llojit të vizës, të cilën e paguan shtetasi i huaj.
Sistemi i aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës ka filluar sot më 1 korrik 2013, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, si pilot projekt, e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës.
Nga sot regjimi i vizave me Kosovën për 87 vende
Prishtinë, 1 korrik - Nga sot nis regjimi i vizave për hyrje në Republikën e Kosovës për shtetasit e 87 vendeve të botës që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përjashtuar ato shtete të BE-së, transmeton KTV. Regjimi i vizave për këto shtete vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili a hyrë në fuqi dhe do të jetë i plotfuqishëm deri në fillim të vitit 2014. Ndërkaq qytetarët e këtyre 87 shteteve do të mundë të pajisen me viza në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll të Turqisë, ndërsa për vizat emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë si në vijim: Viza hyrëse - 40 euro, Viza transite - 30 euro, Viza transite ajrore - 25 euro dhe Viza afatgjate - 50 euro. Në këtë projekt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbështetje të fuqishme konkrete edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, ku përmes bashkëfinancimit ka filluar të bëhet implementimi i Qendrës së Vizave.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi