Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Breçani në Facebook: Të rrëzojmë Ramën Empty Breçani në Facebook: Të rrëzojmë Ramën

Tue 2 Jul 2013 - 18:18
Zv.drejtori për Sigurinë Publikë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, i përfolur në media pas dhunës fizike ndaj operatorit të Top Channel në fillim të muajit prill, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Këtë herë Breçani është bërë protagonist në rrjetin social Facebook ku ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Në një postim të ditës së hënë zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit shkruan tekstualisht:

“Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret”.

Vetë zv.drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar ditën e martë. Ai ka pranuar që faqja e Facebook-ut ku është postuar ky koment i përket atij, por ka mohuar autorësinë e komentit.

Por postimi është kryer nga një aparat celular dhe shfajësimi i Breçanit se e komenti s’është i tij dhe se është bërë nga dikush tjetër rrëzohet, ose të paktën vetëm nëse dikush tjetër ka hyrë në telefon me fjalëkalimin e Facebook të Breçanit apo ka përdorur aparatin celular të vetë zv.drejtorit të policisë së Tiranës.

Breçani ka qenë në qendër të akuzave të opozitës lidhur me shkeljet e bëra në krye të detyrës. Po në muajin prill ai u përfshi në një debat përpara kamerave me 5 deputetë socialistë gjatë një operacioni për lirimin e një banese në Tiranë, ku personeli i një kompanie private të sigurimit fizik, ka përdorur edhe armët e zjarrit.

Tahiri: Shkarkoni Breçanin!

“Shkarkoni Breçanin!”. Ka qenë ky reagimi i deputetit të PS, Saimir Tahiri, pas deklaratës së bërë në Facebook nga nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

“Në ka mbetur një gram përgjegjshmëri ndaj shtetit ligjor, një gram respekt ndaj qytetarëve taksapagues, një gram mirënjohje ndaj punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, shkarkoni Breçanin!”, thotë Tahiri, i cili është përgjigjur po ashtu në rrjetin social.

“Shiheni në foto, i njëjti ka qenë dhe i njëjti është. Militant pranë Saliut atëherë, po njëlloj sot. Vetëm ne kemi ndryshuar! Vendi dhe qytetarët kanë ecur shumë, vetëm ky dhe ca të tjerë bashkë me Saliun kanë mbetur në vend”, thotë Tahiri.

Sipas tij, kundër këtyre personave ishte klithma e qytetarëve me votë shkatërruese kundër modelit të militantit të verbër ndaj klanit dhe prijësit!

“Prandaj nuk vlejnë më as për t’i konsideruar. Por shkarkojeni për të treguar se shteti, ligji, dhe përgjegjshmëria publike përballë qytetarëve janë principe që vlejnë pavarësisht se kush qeveris. Dhe nqs nuk e shkarkoni dot, dilni publikisht dhe motivoni heshtjen!”, përfundon Tahiri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi