Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si Të Zgjasim Më Shumë Jetën E Baterisë Në Telefonat Celularë Empty Si Të Zgjasim Më Shumë Jetën E Baterisë Në Telefonat Celularë

Sun 7 Jul 2013 - 14:26
Si Të Zgjasim Më Shumë Jetën E Baterisë Në Telefonat Celularë Bateria-ne-pike-halli1-300x16711Kur na bie bateria deri në fund dhe na fiket telefoni, është njësoj sikur humbasim një pjesë nga vetja jonë, duke u ndjerë të distancuar nga bota.Por pavarësisht këtyre, vazhdon të na ndodhë e njëjta gjë kohë pas kohe.

Por cilat janë veprimet që harxhojnë më tepër bateri? Kërkimet në Google? Mesazhet pa fund?


Faktikisht, ajo që harxhon më tepër baterinë tonë është mosinformimi dhe jo keqpërdorimi i telefonit. Fatmirësisht, kemi mundësi ta zgjasim jetëgjatësinë e baterisë përmes disa veprimeve të shkurtra. PCWorld Albanian jep disa sugjerime:

- Uleni ndriçimin e ekranit deri në masën kur nuk ju bezdis dhe nuk bëhet shumë i errët.

- Opsionin e errësimit të ekranit vendoseni në rreth 15 sekonda, në vend të 1 minute që është automatikisht.

- Mbylleni Bluetooth-in. Ky veprim bën që bateria të zgjasë rreth një orë më tepër.

- Çaktivizoni “check-ins” automatike nëpër rrjetet sociale, pasi ato aktivizojnë GPS-in dhe konsumojnë bateri.

- Evitoni programet e quajtura “task killers”, të cilat mbyllin me forcë aplikacionet që përdorni. Ndonjëherë ato harxhojnë më tepër bateri se sa e ruajnë atë.



- Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë nga rrjetet sociale. Fotot e fundit nga Instagram-i mund të presin edhe disa orë, pasi t’i kontrolloni të gjitha njëherësh.bota-shqip.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi