Tradhëtia, ta prishim lidhjen? Ta falim kur ende e duam..?
Sun 7 Jul 2013 - 14:32
Këtu nuk kemi të bëjmë me atë se herë pas herë mund t’ua tërheqë vërejtjen ndonjë person, por me atë se si do ta ballafaqoni tradhtinë tuaj, por edhe atë të huajën.
Ka të tillë që mendojnë se tradhtia bashkëshortore është arsye për prishjen e martesës, derisa të tjerët nuk e ndajnë këtë mendim. Sido që të jetë, më së miri do të ishte që të mos vinte fare te tradhtia. Ja disa ide për parandalimin e saj.
Jini të sinqertë!
Problemet në martesë nuk paraqiten për shkak se bashkëshortët kanë shikime të ndryshme në shumë gjëra. Lidhjet vuajnë kur bashkëshortët nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin në shumë aspekte. Kjo nuk ka lidhje me seksin, por me qëndrimet dhe vendimet e vogla të jetës së përditshme. Kjo vjen kur nga njëri partner pritet që, pa shprehur mendimin e vet, të pajtohet me të gjitha idetë e partnerit tjetër.
Mos i nënvlerësoni grindjet e përditshme!
Mbani mend, janë mu ato grindjet e vogla të cilat e rrezikojnë lidhjen. Konflikti i vogël lehtë shndërrohet në një grindje të madhe. Bisedoni shtruar dhe në qetësi ma partnerin. Kur ta zhvilloni bisedën paparamendime, atëherë do ta keni më lehtë që të vini tek e vërteta.
Mos e mashtroni as veten, e as partnerin!
Problemi kryesor që ka të bëjë me tradhtinë bashkëshortore nuk ka të bëjë me faktin se jeni në shtrat me një njeri tjetër, por me mashtrimin.Pjesa më e madhe e tradhtive ndodhin pa dijen e partnerit tjetër. Kjo kërkon shumë rrena, derisa e tërë jeta shndërrohet në një rrenë të madhe.
Ju pëlqen dikush tjetër? Pranojeni këtë!
Çka do të ndodhte sikur, psh, sapo t'i pëlqejë ndokush, burri i tregon gruas? Para fillimit të lidhjes emocionale me atë person të tretë. Kjo mund të sjellë një element të së vërtetës në martesë.
Mos mendoni se falja është zgjidhje!
Shumë ekspertë preferojnë që tradhtia të falet, sepse gjoja vetëm ashtu martesa mund të funksionojë përsëri. Por, një qasje e tillë nuk merret me rrënjët e problemit. Nuk e ka krijuar këtë situatë vetëm njëri partner, por në një mënyrë, të dy ata. Prandaj edhe duhet të punojnë së bashku që martesa të jetë më kualitative.portalb
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi