- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Artan Hoxha: Olldashi erdhi me pantallona të shkurtra në PD, por Basha ka një karrierë të shkëlqyer
Mon 8 Jul 2013 - 22:11
Artan Hoxha, një prej analistëve pranë qeverisë në largim, shprehet se në garën për kreun e PD-së, Lulzim Basha është favorit. Sipas tij, edhe pse Olldashi ka më shumë vite në PD, duke ardhur tek kjo parti që adoleshent, Basha ka bërë një karrierë të shkëlqyer.
“Dy kandidatët nuk është që dallojnë aq shumë, që njëri të jetë shumë i mirë dhe tjetri të jetë shumë i dobët. Ata janë mjaft konkurrues mes tyre. Është e vërtetë që Sokol Olldashi ka ardhur me pantallona të shkurtra në Partinë Demokratike, si djalë 17-vjeçar, dhe ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në atë parti. Por, nga ana tjetër, edhe Lulzim Basha, që nga viti 2005, erdhi dhe bëri një karrierë të shkëlqyer në PD dhe ka dhënë sprova për atë parti”, thotë Hoxha për REL.
Sipas tij, në garën pre kreun e ri të PD-së, Berisha nuk është duke mbështetur asnjë prej kandidatëve.
“Mendoni se Sali Berisha ka nevojë të punojë fshehurazi për këtë gjë? Unë mendoj se ai, po të donte, do ta bënte hapur dhe s’do të kishte asnjë lloj problemi as për të dhe as për PD-në. Prandaj, besoj se Sali Berisha beson se është kjo garë që duhet të nxjerrë kryetarin, një garë e tillë e hapur me rregulla të barabarta për të dy kandidatët, sepse mendoj se edhe vetë Sali Berisha nuk e ka të qartë në mendjen e vet se cili nga kandidatët është kryetari i duhur”, thotë Hoxha.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi