Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Greqia nën ethet e copëtimit Empty Greqia nën ethet e copëtimit

Tue 9 Jul 2013 - 10:35
Edhe pse ka nisur si “lojë” ku për më shumë se gjashtë muaj luhej si propagandë internetike, me flamurin e Kretës së pavarur, tashmë situata është tejet shumë serioze
Sipas cretalive.gr, çështja nisi të premten e shkuar, por këtë herë ka marrë përmasa alarmante. Policia ka nisur hetimet, pasi në këto publikime implikohen edhe shumë emra politikanësh. Me urdhër të një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme greke, kanë nisur hetimet nga krimi elektronik, madje kanë insistuar dhe shumë politikanë të njohur të cilët kanë preferuar të qëndrojnë anonim pasi i shmangen përmasave të mëdha në media nëse do të “lëvizin hapur”.
Edhe pse dikur, kësi lloj publikimesh konsideroheshin si “shaka” të tepruara, por tashmë situata është shumë serioze. Sipas këtyre publikimeve, një lëvizje e fshehtë kërkon pavarësinë e ishullit të Kretës, madje ajo do të shpallet më 1 Gusht!
Artikullshkruesit i referohen të ashtuquajturës një referendumi të fshehtë të bërë në këtë ishull, si dhe është parashikuar nga memorandumi i Trojkës.
“Rezultatet e referendumit do të hyjë në fuqi më 1 gusht, për të cilat është njoftuar shkurtin e kaluar edhe kryeministri i vendit, Antonis Samaras, nga Prefekti i Kretës, i cili do të shërbejë përkohësisht si udhëheqës i shtetit të ri të Kretës deri në shpalljen e zgjedhjeve në ishull.”
Shkruan kjo lëvizje dhe vijon: “Pavarësia e Kretës jashtë qeverisë greke është në përputhje me marrëveshjet e bëra me trojkën. Sipas raportit, një raport konfidencial nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, theksohet se në sektori publik dhe më gjerë, më shumë se 50.000 të punësuar, kanë vendbanimin apo origjinë Kretën”, duke vazhduar më tej me një parashikim të fuqishëm: “Qeveria e Përkohshme e Kretës, që dot ë jetë nën komandën e prefektit Stavros Arnaoutakis, do të shoqërohet mes tjerash nga: Olga Kefalogiannis, Manolis Kefalogiannis, Christos Markogiannakis, Kyriakos Mitsotakis, Konstandino Mitsotaki dhe Dora Bakojanis, të cili në një letër drejtuar kryeministrit të Greqisë, Antonis Samaras, do ta njoftojnë se preferojnë të mbajnë Kretën kundër shtetësisë greke”.http://www.tetovasot.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi