Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pesë ditë në pemë për t’i shpëtuar tigrit Empty Pesë ditë në pemë për t’i shpëtuar tigrit

Tue 9 Jul 2013 - 15:05
Pesë ditë në pemë për t’i shpëtuar tigrit F.0708224558487_mNjë grup prej pesë personash u shpëtuan pas pesë ditëve të gjata të kaluara në majë të një peme të përdorur si shpëtim ndaj një tufe tigrash që i sulmuan.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në provincën e Tamingut në Indonezi. Një grup prej gjashtë personash, gjahtarë të një llojit të rrallë bime që përdoret për prodhimin e parfumeve të shtrenjtë, u futën në parkun kombëtar Leuser në Indonezi.

Për të siguruar ushqimin ata ngritën kurthe për kapjen e kafshëve. Por gabimisht në kurthin e tyre ra një këlysh tigri. Menjëherë në ndjekje të tyre janë shfaqur pesë tigra Sumatra. Kafshët mundën të kapnin njërin prej personave të ekspeditës fatkeqe, ndërsa pesë të tjerët gjetën shpëtim në pemë.

Aty iu desh të prisnin plot pesë ditë dhe mundën të zbrisnin vetëm pas mbërritjes së një grupi shpëtimi që dëbuan kafshët dhe i dhanë fund torturës së tyre. /Telegrafi/TCH/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi