Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

I riu dhunohet nga pronari grek, vetëvritet pas kthimit në Shqipëri Empty I riu dhunohet nga pronari grek, vetëvritet pas kthimit në Shqipëri

Wed 10 Jul 2013 - 0:08
“Më mirë të vdes, unë kam bërë gjëra të këqija, kështu më kanë thënë dhe më kanë rrahur”. Këto kanë qenë fjalët e shpeshta që 23-vjeçari Aurel Dollanga nga Gramshi i thoshte kohët e fundit babait të tij.

Prindi i shqetësuar tej mase, përpiqej me orë të tëra të qetësonte djalin e tij të cilin ia kishin rrahur barbarisht në Greqi aq sa një goditje në tru i shkaktoi pasoja. Megjithëse qëndronte shpesh pranë të birit, babai nuk ka mundur ta shpëtojë atë nga vdekja.

Djaloshi 23-vjeçar konsumoi një sasi fotoksinë duke gjetur vdekjen. Aurel Dollanga ishte kthyer në janar të këtij viti nga Greqia ku jetonte si emigrant prej disa vitesh. Pronari i tij nuk kishte pranuar që ta paguante për punën e kryer dhe bashkë me disa persona e ka rrahur barbarisht 23-vjeçarin duke i shkaktuar dëme serioze në trup dhe kokë.

Nga dhuna e ushtruar dhe nga terrori psikologjik dhe gjendja e rënduar psikologjike që ka përjetuar, Aurel Dollanga u sëmur mendërisht. Prej janarit familja e tij është përpjekur duke u rropatur nëpër spitale që të rikthente mendjen e djalit.

Aureli qëndroi i shtruar 2 javë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë dhe më pas u dërgua në banesën e tij në Gramsh ku kurohej. Kjo fillimjavë ka qenë fundi për të riun sepse në orët e mesditës ai i ka dhënë fund jetës. Babai i kishte përgatitur drekën dhe i ka dhënë edhe ilaçet me të cilat po kurohej sistematikisht.

Sapo ka dalë nga banesa 23-vjeçari ka gëlltitur një sasi fotoksine të cilën e kishte blerë vetë ditën e shtunë kur edhe zhvillohet tregu i kafshëve. Ai u gjet në gjendje të rëndë nga prindërit dhe u transportua në spital por ka qenë e kot pasi ndërroi jetë pak orë më pas.http://almakos.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi