Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Restoranti i famshëm shqiptar në Boston do të mbyllet përgjithmonë Empty Restoranti i famshëm shqiptar në Boston do të mbyllet përgjithmonë

Wed 10 Jul 2013 - 0:32
Anthony Athanas nuk jeton më prej vitesh. Pas një muaji nuk do të jetë më as restoranti që e bëri të famshëm në Boston e në botën shqiptare.
Sipas një shkrimi në “Boston Globe”, “Anthony’s Pier 4” është duke jetuar ditët e fundit në biznes. Duket paksa e pabesueshme që kjo i ndodh një nga restoranteve më të preferuara të elitës bostoniane të dekadave më parë. Po nga ana tjetër është përfundimi gati i natyrshëm i një rënie që kishte filluar kur biznesmeni e aktivisti i shquar ishte ende gjallë.
Gjysëm shekulli më parë, kur Anthony Athanas vendosi të hapte restorantin e tij të radhës, “Pier 4”, ai zgjodhi një zonë të pabanuar e të shkretuar. Me mole e skela të vjetra, ku asnjë mjet lundrues nuk ndalej më.
Një nga anektodat më interesante të kohës, tregon për Fan Nolin, mikun e ngushtë të Athanasit, që ishte tmerruar nga ideja dhe u lutej miqve që ta shpëtonin Athanasin nga ky gabim i madh. Kush do të shkonte të hante në atë vend? Po i hidhte Anthony të gjitha paratë e fituara në një pellg që sillte veç dështim.
Po çfarë nuk shihte dot gjeniu i kulturës shqiptare, e dallonte syri i gjeniut të biznesit dhe guximtarit nismëmarrës.
Ky vend gati “ekzotik” në krahasim me pjesët e qytetëruara të Bostonit shumë shpejt u kthye në një sekret të vogël, të cilin që të gjithë e dinin.
Familja Kennedy, duke përfshirë edhe Presidentin John Kennedy, apo presidentë e politikanë të tjerë, artistë si Liz Taylor e Lisa Minelli, regjizori Hitchock (nga disa prej fotografive të përdorura në artikullin në “Boston Globe”) janë vetëm një ilustrim i vogël i dhjetra njerëzve nga më të shquarit e botës amerikane që kanë darkuar në këtë local, për gjysëm shekulli.
Në vitet e fundit, me ripërtëritjen e komunitetit shqiptar në Boston e rrethina, “Anthony’s Pier 4” ishte bërë përsëri një nga vendet e preferuara për dreka e darka solemne, festa gëzimi e përkujtimore të dhimbshme.
Nuk ka shqiptar në Boston por edhe përtej tij që të mos ketë një kujtim nga ky restorant apo nga vetë Anthony Athanas, bashkëpunëtori i ngushtë i Fan Nolit, udhëheqësi dhe sponsorizuesi i dikurshëm i Vatrës dhe një nga figurat historike të diasporës sonë në SHBA. Ndonëse jo rrallë i injoruar dhe përbuzur nga njerëzit që u kishte shërbyer më shumë, (figurat si Athanasi janë vështirë të palosen e të mbyllen brenda një komuniteti), ai do të mbetet përgjithnjë në kujtesën dhe historinë e Shqiptarëve të Amerikës.
Nuk ka asgjë epike megjithatë, në historinë që më vjen në mend tani. Ishte viti 2000, dhe kasha udhëtuar nga New York-u për një aktivitet të komunitetit në “Anthony’s Pier 4”. Në një moment u gjenda mes një grupi që po e pyeste Athanasin, 89, apo 90 vjeçar se si shkonte me pleqërinë. Ai siç duket u nxeh dhe u kthye nga unë me një kërkesë të çuditshme. “Preke”, më tha, duke më afruar krahun e mbledhur si Popeye, për të treguar muskulin. “Jam i vjetër por i fortë”. Pas kësaj na ftoi të gjithëve për një ndeshje boksi. “Kushdo që do të guxonte”. U kthye sërish nga unë, mbase nga që iu duka më i kollajti për t’u rrahur ose më i forti dhe po të më rrihte mua, do të bindeshin edhe të tjerët. U krijua një situatë vërtet komike dhe të gjithë qeshëm. Madje edhe kur shkëmbeheshim më vonë ngriheshin grushtat lart. Përtej humorit, më mbeti dyshimi se nuk ishte çudi që ftesa për t’u rrahur apo për të na rrahur, të kishte pasur një grimë të vërtete. Athanasi nuk ishte nga ata që dorëzohej e nuk lejonte kënd ta thërriste “plak”.
E megjithatë, koha bën të vetën. Athanasi vdiq në 2005. Në gusht, për shumë banorë të Bostonit, ndjesia do të jetë sikur po vdes për së dyti. Ata që punojnë në industrinë e restoranteve e dinë se një lokal që jeton 10 vjet ka qenë një sukses i madh. 50 vitet e Anthony’s Pier 4 përbëjnë një legjendë. E megjithatë, edhe ata që nuk e kanë vizituar e nuk do të vizitonin më gjithësesi, do të kishin dashur që ai të vazhdonte të ishte aty, përgjithmonë, për hir të të gjitha kujtimeve që nuk do të vdesin kurrë.http://www.kombetare.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi