Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Drithrat, ushqimi qe nuk duhet te shmangim asnjehere! Empty Drithrat, ushqimi qe nuk duhet te shmangim asnjehere!

Fri 12 Jul 2013 - 15:12
Drithrat, ushqimi qe nuk duhet te shmangim asnjehere! 1373551927-22Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë, është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Një ndër ushqimet që nuk duhet të shmangim asnjëherë janë edhe drithërat. Llojet kryesore janë: gruri, misri, thekra, elbi të cilat mund të konsumohen në forma të ndryshme. Mjekët pohojnë se vlerat ushqyese të kësaj klase ushqimesh janë të pakrahasueshme me të tjerat. “Si rregull drithërat janë një klasë shumë e rëndësishme e llojit të ushqimeve, ndoshta klasa më e rëndësishme në piramidën ushqimore. Ato janë të domosdoshme për të siguruar energji dhe për të realizuar proçeset jetësore brenda organizimit tonë. Për këtë arsye, janë të përhapura në mbarë botën dhe është pothuajse e paimagjinueshme të mendohet një vakt pa të paktën një produkt drithi”, deklarojnë mjekët. Vlera e parë ushqimore që drithrat i japin trupit tonë është energjia. Kjo energji vjen kryesisht nga përmbajtja e karbohidrateve, sheqernave, proteinave dhe yndyrnave që gjenden tek drithërat. Ato janë të domosdoshëm edhe për shkak se mbartin disa mikroorganizma të domosdoshëm për trupin tonë. “Fibrat e ndodhura në drithëra janë ato që bëjnë diferencën me klasat e tjera ushqimore, pasi janë të domosdoshme për tretjen e ushqimeve, duke ndikuar në një shëndet më të mirë jo vetëm të aparatit tretës, por i të gjithë organizmit në tërësi”, thonë mjekët.
Përveç këtyre të mirave që na vijnë nga ushqimet me bazë drithin, sipas mjekëve një arsye tjetër është për t’i konsumuar është se ulin rrezikun e disa sëmundjeve. Individët që hanë shumë fibra janë më pak obezë, më pak të shëndoshë dhe vuajnë më pak nga zemra, diabeti dhe obezeti. Studimet e fundit tregojnë se preken edhe më rrallë nga tumoret e ndryshme, sidomos nga ai i zorrës së trashë”. Drithi konsiderohen si një nga ushqimet më të mira anti- kancerogjene. Drithërat duhen konsumuar edhe për shkak të kriprave minerale që kanë. Ushqimet që vijnë nga drithrat mbartin shumë vitamina, sidomos ato të grupit D, vitamina këto që mund të luftojnë edhe sëmundje si diabeti apo skleroza.
Vetitë e dobishme të drithrave për shëndetin e njeriut:
1. Gruri: Përmban deri në 70% proteina dhe në një sasi shumë të pakët karbohidrate dhe yndyrna. Tretet lehtë dhe asimilohet shpejt. Gruri integral rrit imunitetin, përshpejton rritjen e organizmit, parandalon sëmundjet e zemrës, është efikas kundër lodhjes si dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tretjes.
2. Thekra: Përmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrë. Është një burim i mirë i vitaminës B. Buka e thekrës preferohet të përdoret kundër diabetit, anemisë, në problemet me zorrët ,si dhe për përmirësimin e sistemit nervor.
3. Elbi: Përmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrë, por është i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Është konsideriuar si ushqimi i të varfërve, kjo pa të drejtë sepse ai ka veti të mëdha shëruese. Elbi ul kolesterolin, forcon organizmin, është efikas kundër plakjes, kundër sëmundjeve të enëve të gjakut, dhembjes së lukthit dhe fytit.
4.Tërshëra: Përmban më shumë se 20 aminoacide esenciale. Për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale dhe vitamina, tërshëra më shumë mund të konsiderohet ilaç, sesa ushqim. Tërshëra pastron gjakun, është i dobishëm kundër sëmundjes së sheqerit, i bën mirë mëlçisë, vezorëve, mitrës. Gjithashtu efikas kundër kariesit.
5. Misri: Përmban karbohidrate, amidon, sheqer , proteina, vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e lartë të gjakut, është i dobishëm te sëmundjet e enëve të gjakut, kundër diabetit, largon gurin në veshkë, është i dobishëm kundër rakitit, dhembjes së shpinës, sëmundjeve të mushkërive etj. Por, shumicën e vlerave ushimore drithrat i përmbajnë në formën e tyre integrale ose të papërpunuara. Të prirur nga ideja për të rënë në peshë shumë njerëz mund të realizojnë dieta vetëm me drithëra, por kjo sipas mjekëve nuk është e rekomandueshme. “Ka persona që kanë vullnet të fortë me dietat, por ato me shumë drithëra nuk janë të këshillueshme, pasi mërzitesh duke ngrënë vetëm drithëra dhe kur mbaron dietën, ka shumë gjasa që ato kilogramë të rikuperohen menjëherë, pasi ndryshon mënyra se si ushqehesh. Është e këshillueshme që dietat të jenë të balancuara, midis drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore”, këshillojnë mjekët.77news.al
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Drithrat, ushqimi qe nuk duhet te shmangim asnjehere! Empty Re: Drithrat, ushqimi qe nuk duhet te shmangim asnjehere!

Fri 12 Jul 2013 - 15:24
Me kujtohet ne Shqiperi qe "buka zeze" sic e therrisnin atje konsiderohej per ata familjet e varfra qe s'e paguanin dot cmimin e buges se "bardhe" Very Happy A sot ne cdo vend tjeter mundohen me cdo kusht ta bejne prioritet qe te perdoret sa me shume te jete e mundur ajo lloj buke qe ne Shqiperi e nencmonin po s'kishin nga t'ia mbanin Very Happy Tani po e kuptoj pse atje at'her pothuajse te gjithe ishin ne forme te mire fizike dhe plot energji Very Happy se shumica hanin buken e "zeze" Drithrat, ushqimi qe nuk duhet te shmangim asnjehere! 721253 Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi