Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tronditet mbarë opinioni shqiptar, pas grabitjes me armë në Pukë, 5-vjeçari humbet krahun!!! Empty Tronditet mbarë opinioni shqiptar, pas grabitjes me armë në Pukë, 5-vjeçari humbet krahun!!!

Sun 14 Jul 2013 - 22:12
Tronditet mbarë opinioni shqiptar, pas grabitjes me armë në Pukë, 5-vjeçari humbet krahun!!! Thumb_250x150Ka shokuar mbarë opinion publikë shqiptar, ngjarja e sotme ku një bandë e armatosur ka grabitur me dhunë në Pukë duke qëlluar edhe mbi fëmijët me pashpirtësinë më të madhe!

Nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla, por dhuna dhe agresiviteti që i përfshinë ato nuk ka shoq! Fatkeqësisht mund të themi me plotë bindjen se vendi po i kthehet tmerrit të viti 97-të!
Pas grabitjes me armë ditën e sotme të çiftit Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj, dy fëmijëve të tyre dhe kunatës, Valbona Kopani me bashkëshortin e saj, Astrit Kopani, ku makinën e ngiste Astrit Kopani dhe kur u shfaqën maskat, dyshohet se ai ka tentuar që t’i shmangë. Ata kanë filluar t’i qëllojnë me armë zjarri që sipas policisë mund të ketë qenë automatik dhe si pasojë, kanë mbetur të plagosur pesë pasagjerët. Fëmija më e vogël e çiftit Xhaferraj, vetëm 5 vjeçe, është plagosur më rëndë nga të gjithë dhe është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak./alb-observer.com/

Por, për fat të keq djaloshi 5-vjeçav ka humbur krahun e tij, plaga e marr ishte shumë e rëndë, për pasoj mjekët u detyruan ti presin atij krahun!!!

A mos duhet që te ë gjithë të Reagojmë?

A mos vallë shteti nuk interesohet për qytetarët e tij?
A mos vallë duhet që drejtësi të vihet në vend?
A mos vallë fajtorët, duke filluar nga ministri i rendit, drejtorët e policive dhe të gjithë përgjegjësit të japin dorëheqjen?

A nuk duhej policia të kishte reaguar rrufe dhe të kishte vendosur nderin e saj në vend, pasi po përbuzet nga neglizhenca dhe moskokëçarja?

Sot ishte ky 5-vjeçar, fëmija dhe vëllai ynë, nesër do të jetë fëmija jonë!!!

Boll më!!!

Drejtësia duhet të marrë fatin e saj në duatë e veta dhe të triumfojë ashtu siç e ka për detyrë!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi