Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kthehen emigrantët, kërkojnë ndihmë ekonomike Empty Kthehen emigrantët, kërkojnë ndihmë ekonomike

Mon 15 Jul 2013 - 11:41
Message reputation : 100% (1 vote)
GJIROKASTER – Rikthimi i emigrantëve në atdheun e tyre ka nisur të japë efektet e para negative. Bashkia e Gjirokastrës, dhe konkretisht zyra e trajtimit të ndihmës sociale, raporton për një rritje të familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike. “Muaji korrik shënon një rritje me 16 familje, të gjitha të kthyera nga emigracioni, ndërkohë që në total gjatë këtij viti kanë hyrë në skemën ekonomike gjithsej 89 emigrantë”, shprehet për gazetën “Panorama” përgjegjësja e zyrës së trajtimit të ndihmës sociale në Bashkinë e Gjirokastrës, Arta Shajko. Numri i emigrantëve që po përgatisin valixhet për t’u rikthyer në Shqipëri çdo ditë e më shumë po rritet. Kjo është diskutuar edhe në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, ku këshilltarët e majtë dhe ata të djathtë kanë kërkuar një zgjidhje për trajtimin me ndihmë ekonomike të emigrantëve, volumi i të cilëve po rritet ndjeshëm kohët e fundit në qytetin e gurtë.panorama.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi