Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia mit e kinezes! Kërkoi dënimin maksimal të përdhunuesve të vajzës së saj, por... Empty Historia mit e kinezes! Kërkoi dënimin maksimal të përdhunuesve të vajzës së saj, por...

Thu 18 Jul 2013 - 17:45
Historia mit e kinezes! Kërkoi dënimin maksimal të përdhunuesve të vajzës së saj, por u gjend e... akuzuar!
Historia mit e kinezes! Kërkoi dënimin maksimal të përdhunuesve të vajzës së saj, por... Thumb_250x150
Ishte viti 2006 kur gjashtë burra rrëmbyen vajzën 11-vjeçe të Tang Houi nga Kina, ku pasi e përdhunuan në vijim, e futën me dhunë në rrugën e prostitucionit!

Pas 3 muajsh kërkimesh, Tang e gjeti dhe mundi të marrë mbrapsht vajzën e saj, në vazhdim falë publicitetit që mori historia e saj në internet, autoritetet kineze arrestuan autorët, ku dy prej të cilëve u dënuan nga gjykata me vdekje, ndërsa katër të tjerët me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, Tang vijonte të protestonte për marrjen e dënimit maksimal edhe të katër autorëve të tjerë që u dënuan me burgim të përjetshëm. Por këmbëngulja e saj, pati si rezultat të akuzohej nga autoritet e sigurisë për “Prishje të paqes shoqërore” dhe “Ushtrim me ndikim negativ të frymës shoqërore” dhe për këtë të dënohet – jo nga një gjykatë kompetente, por nga shefi i policisë së vajonit ku ajo banonte- me 18 muaj punë të detyrueshme sociale.

Megjithatë, dënimi i saj nuk zgjati shumë pasi presioni që u ushtrua nga qindra e mijëra njerëz – përsëri nga interneti- ndaj autoriteteve ishte shumë e madhe dhe e theksuar. Pas 8 ditësh, Tang, jo vetëm që u la e lirë, por detyroi shefin e policisë të provincës Changsha të paraqitet në gjykatë dhe të kërkojë ... falje!
Të hënën Tang mori dhe një dëmshpërblim prej 2.641. 65 juan, rreth 311 euro.

Ndërsa nga dita e martë, një ditë më pas, si shefi i policisë, po ashtu dhe të gjithë mediat kineze folën për një gjykim historik në historinë “moderne” të kinës, në një çështje që goditi autoritarizmin e udhëheqjes kineze.

Për herë të parë autoritet e pathyeshme dhe autoritare kineze, nën ndikimin e presionit të madh të popullit ushtruar ndërmjet internetit, pranuan se shteti abuzoi me një qytetarë, anuluan një vendim që tashmë ishte marrë dhe më e madhja, insistuan seriozisht për anulimin e sistemit të “rikualifikimit” të qytetarëve ndërmjet punë së detyrueshme sociale./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi