Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Irani ‘zbut’ dënimin: Sakineh do varet, nuk do vritet me gurë Empty Irani ‘zbut’ dënimin: Sakineh do varet, nuk do vritet me gurë

Tue 27 Dec 2011 - 22:14
Irani ‘zbut’ dënimin: Sakineh do varet, nuk do vritet me gurë 49774IRAN - Vijon ende me bujë të madhe cështja e Sakineh Muhamedi Ashtiani në Iran.

Autoritetet iraniane shprehen se gruaja, e cila ishte dënuar me goditje me gurë deri në vdekje, mund të ekzekutohet me varje.

Qëndrimi i Iranit vjen pasi në mbarë botën pati zemërim për dënimin me vrajsje me gurë ndaj gruas.

Pas reagimit ndërkombëtar, Irani vendosi që të pezullojë planet për goditjen me gurë dhe tani ka shpallur se do ta varë gruan.

Të dielën Malek Ajdar Sharifi, kreu i gjykatës në lindje të Azerbajxhanit, ku gruaja është burgosur, ka bërë të ditur se po studiohet, nëse mund të ndryshohet dënimi i vrasjes me gurë në atë me varje.

Sakineh Muhamedi Ashtiani është shpallur fajtore per vrasjen e të shoqit, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Ashtiani kishte vuajtur nga i shoqi, që e rrihte atë barbarisht. Avokati i saj tha se i shoqi ishte një person me varësi ndaj drogës.

Përvec dënimit me vdekje, Ashtiani ishte dënuar edhe me 99 goditje me kamzhik, dënim që e ka kryer.

Në ndihmë të saj janë dhe fëmijët, që kanë rrëfyer historinë e dhimbshme publikisht për mediat, duke i bërë të ditur botës mbarë për ligjet e vjetra.

(d.b/TheGuardian/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi