Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vritet me gurë 25-vjeçarja në Pakistan, ishte martuar pa leje Empty Vritet me gurë 25-vjeçarja në Pakistan, ishte martuar pa leje

Wed 28 May 2014 - 21:41
Vritet me gurë 25-vjeçarja në Pakistan, ishte martuar pa leje Article-2640632-1E3F242600000578-993_634x423
Një grua pakistaneze është vrarë me gurë nga familjarët e saj, jashtë ambienteve të Gjykatës së Lartë në Lahore, pasi ishte martuar me burrin e saj pa dëshirën e tyre.

Menjëherë pas mbërritjes së saj në Gjykatë, një numër i konsiderueshëm i të të afërmve e kanë goditur para godinës atë dhe bashkëshortin e saj,por ai ka mundur të arratiset..

Sipas raportimeve të policisë, 25-vjeçarja, Farzana Parveen, e cila ishte shtatzënë ka pësuar dëmtime të forta dhe të rënda pas goditjeve me gur dhe shkopinj dhe u deklarua e vdekur në spital.

Prindërit e 25-vjeçares, kanë akuzuar bashkëshortin e saj, Muhammad Iqbal, për rrëmbimin e vajzës së tyre dhe martesën pa aprovimin e tyre. Iqbal ishte një burrë 45-vjeçar, i cili kishte 5 fëmijë dhe është shprehur që ata të dy kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

Babai i vajzës është dorëzuar në polici, ndërsa vëllezërit dhe nuset e tyre ndodhen akoma në gjendje të lirë. Nga deklarata që ka bërë në ambientet e policisë, ai është shprehur në këtë formë për vrasjen e vajzës së tij:

“Unë e vrava vajzën time pasi ajo ofendoi familjen duke u martuar me një burrë pa dijeninë dhe miratimin tonë dhe për të nuk kishte falje”.

Martesat pa dëshirën e familjarëve janë të papranueshme në disa zona të Pakistanit dhe sipas ligjit familjarët e viktimave kanë të drejtën e faljes së vrasësit. Por gjatë shumicës së rasteve janë vetë familjarët përgjegjës për vrasjet e tyre.



Komisioni për të Drejtat e Njerëzve në Pakistan, ka raportuar muajin e kaluar, që 869 gra kanë qenë viktima si pasojë e vrasjeve të tmerrshme dhe të frikshme gjatë vitit 2013.

Sipas korrespodentëve mbi 1000 vajza dhe gra vriten çdo vit nga familjarët e tyre në Pakistan për çështje nderi, por pjesa më e madhe e tyre rezultojnë të pa raportuara.

Një gazetar pakistanez shkruan: “Një vrasje për çështje nderi, është ndoshta mënyra më e mirë për të vrarë një grua, pasi nuk dënohesh nga organet shtetërore”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi